Ka reaguar sot në Facebook Erjon Vishkulli, djaloshi 28 vjeçar që nuk mungoi asnjë ditë në protesta i cili u qëllua me plumb gome në sy. Pamjet e lëndimit të tij me fytyrë të mbuluar nga gjaku bënë bujë në rrjetet sociale dhe solidaritet të madh qytetar ndaj Erjonit. Erjoni u është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale në Spitalin Genelli, Romë dhe çdo gjë ka shkuar mbarë.
Erjon Vishkulli ka përfunduar studimet për gazetari dhe është një figurë e njohur si pjesë e grupit të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” dhe figurë e njohur si i ri protestues.
Në rrjetin social sot Erjon Vishkulli shkruante:
“Shqiptari nuk kërkon mëshirë, kërkon respekt e dashuri ! Sepse pas çdo shqiptari qëndron një histori sakrifice, një zemër që nuk dorëzohet dhe një krenari që nuk blihet me asnjë çmim 

“
Voal.ch i uron Erjon Vishkullit shërim të plotë dhe kthim tek protesta si burim frymëzimi sepse pa Rini nuk ka Shqipëri!