Voal.ch rreth reportazhit të Euronews për gjobat e miratuara nga qeveria shqiptare.
Euronews ka sjellë në vemendje “masat goditëse të qeverisë Rama” për vendosjen e gjobave me vlerë 5.500 Euro.
Që janë shifra astronomike për xhepat bosh të shqiptarëve.
Euronews shkruan se “Shqipëria po vendos gjoba deri në 5,500 euro për ata që qëndrojnë në një demonstratë që degjeneron në dhunë, edhe nëse nuk kryejnë drejtpërdrejt akte të paligjshme. Masat goditëse, të miratuara të mërkurën nga qeveria e kryeministrit Edi Rama, vijnë ndërsa protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij vazhdojnë në Tiranë, të cilat ditët e fundit kanë shpërthyer në përleshje me policinë.”
Euronews komenton se “Gjoba maksimale prej 500,000 lekësh (të reja – shën. i Voal.ch) është veçanërisht e rëndë në një vend ku paga mesatare bruto mujore është rreth 930 euro.”
Në fakt këto paga që përmend Euronews i takojnë administratës, që nuk merr pjesë në protesta sepse ka frikë se pushohet nga puna.
Pjesëmarrësit në protesta janë qytetarët me paga minimale dhe studentët që po ashtu që përballen me standartin e jetës të papërballueshëm për pjesën më të madhe të popullësisë, ku rreth 500 mijë pensionistë marrin pension mujor nën 200 Euro, ku 25 mijë familje me fëmijë jetimë me një prind marrin asistencë 11-12 mijë lekë të vjetra në mua, dmth 13-13 Euro, ndërsa ata fëmijë që kanë humbur të dy prindërit marrin nga 98 Euro në muaj, që është e pamundur të jetohet, ndërsa rrogat me bonot dhe përfitimet e deputetëve dhe qeveritarëve shkojnë rreth 6000 Euro në muaj.
Qytetarët e Shqipërisë, që jetojnë në zonat limitrove (kufitare), shkojnë e blenë ushqime dhe furnizojnë makinat e tyre me naftë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku çmimet janë shumë më të ulta.
Në Shqipëri po protestohet prej mbi pesë muaj, ndërsa 135 ditë kur u protestua paqësisht, kryeministri të cilit protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, i poshtroi ata duke i quajtur sorra dhe të infiltruar nga Irani, Rusia, Greqia etj.
Sipas burimeve zyrtare Euronews konstaton se “trazirat kanë shkaktuar dëme me vlerë mbi 2 milionë euro që nga mesi i tetorit dhe më shumë se 350 persona të plagosur.”
Pra 2 milionë Euro janë dëmet nga protestat të cilat e bënë parlamentin e kartonave të ndërmarrë masa represive ndaj protestuesave që janë qytetarët e Shqipërisë, kur vjedhjet e enturazhit të ministrave rreth Edi Ramës shkojnë në miliarda.
Ndërsa sipas burimeve të protestuesave, numri i të plagosurve nga ana a tyre është më i madh, por ata nuk paraqiten nëpër spitale sepse menjëherë të plagosurit ndalohen nga policia, e cila i mbyll nëpër komisariate e dhoma pa kamera dhe ushtron dhunë të shfrenuar ndaj tyre.
