(Propaganda e shtetit rendit programin e liderit pa parë se çfarë ndodh për rreth)
Propaganda zyrtare në faqet e ATSH-s jep lajme nga SPAK-u, por nuk ndihet për Ballukun (ish zv/kryeministren që do të hetohet në gjendje të lirë)… Jep lajme mbi protestat nëpër botë dhe rajon dhe reagon ndaj atyre të studentëve në qytet me tituj pa mesazh ose me një foto galeri ku grupet e të rinjve dhe njerëzve kryesisht shihen në grumbuj pa formë sikur për dy javë rresht në ato rrugë dhe sheshe nuk kanë ndodhur protesta dhe beteja ku forcat policore kanë ushtruar dhunë, hedhur gaz lotsjellës, ujë hedhës, përdorur shkopinj-gome e goditur mbi protestuesit me plumba gome. Ky tejkalim i forcës bashkë me lëndimet dhe shoqërimet në komisariate të disa qindra protestuesve ka krijuar një lëndë të bollshme për gjykatat ku kuptohet qartë përballja e pushtetit me drejtësinë si një betejë e fundit për ta detyruar kryeministrin të japë dorëheqjen. Për t’i paraprirë kësaj ngjarje dhe zhvillimit të Shqipërisë si vendi pa hekurudhë që ka zgjedhur të përdorë trenin drejt BE-së 2030, kryeministri dy ditët e fundit ka dalë me dy dokumente të reja që shprehin qartë konfuzionin dhe frikën.
E para që synoi të përshkruante masat ndëshkuese ose “Paketa anti Anarkiste” krijoi idenë tek forcat dhe trupat policore se ato nuk goditën, rininë, studentët e kuptueshëm çdo familje, por disa huliganë dhe grupe armiqësore, duar të pista dhe kthetra të huaja me të cilët etiketoi jo vetëm kundërshtarët politikë por gjithë zhvillimet e vrullshme të zemërimit popullor me fjalën Flamë.
Menjëherë faturën e dëmit pasi ja ngarkoi qytetarëve kryeministri i vendosur për të ecur drejt BE-së 2030 me masa ekonomike që do t’i mbulojë buxheti i 2027-ës harroi se treni i premtuar i Evropës nuk ka as trase dhe as shina sepse gjithshka e ka vjedhur dhe përvetësuar sistemi i korruptuar në 13-14 vite.
ATSH-ja nuk përcolli edhe një lajm të rëndësishëm sot që lidhej drejtpërdrejt me shtetin shqiptar për korrupsionin, drejtësinë, protestat, median të hartuar nga dy Kongresmenë Amerikanë; Joe Wilson dhe Keith Self*. Ata kanë shprehur shqetësimin kryesor në drejtim të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio se:-“Ne ju shkruajmë për të shprehur shqetësimin tonë për gjendjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë, një aleate e NATO-s dhe vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë në reformat e drejtësisë në Shqipëri dhe kanë një interes të fortë që ato të kenë sukses. Zhvillimet e fundit tregojnë se përparimi është i brishtë dhe, në fusha kyçe, rrezikon të zhbëhet. Ju bëjmë thirrje të përdorni kompetencat e Departamentit për kufizimin e vizave, në bazë të nenit 7031(c), kundër zyrtarëve shqiptarë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm.”… dhe ndër të tjera vëmendjen e shtuar për aspektin se :-“Si po bashkëpunon Ambasada në Tiranë me autoritetet shqiptare lidhur me mënyrën e menaxhimit policor të protestave dhe sigurinë e gazetarëve?”
Letra ka përmbajtje më të gjerë dhe të rëndësishme në se kryeministri, qeveria anëtarët socialistë në Kuvendin e Shqipërisë që kanë vështirësuar çdo dialog madje dhe kanë ndëshkuar me masa disiplinore me afate të zgjatura shumë deputetë sikur fuqia e kartonit të mazhorancës të mos mjaftonte.
Situata shqetësuese me protestën nuk lidhet thjeshtë me dorëheqjen e kryeministrit, por me mos mbajtjen e premtimeve të tij. Një fushatë tejet propagandistike dhe e kontrolluar brenda vendit dhe në diasporë me mesazhin e pasaportës së BE-së është kthyer pas marrjes së pushtetit me zgjedhje farsë në 11 Maj, 2025 në një masë ndëshkuese izolimi për shkak të mungesës së performancës, dështimit spektakolar të turizmit, zhvillimeve demokratike në shoqëri dhe të drejtësisë.
ATSH-ja nuk përcjell edhe raportet me fqinjët kur bëhet fjalë për zhvillime të rëndësishme. Nuk është fjala thjeshtë për zgjedhjet në Serbi ku tre muajt e ardhshëm mbeten vendimtar për zhvillimet në rajon, por edhe një tjetër zhvillim në Republikën e Malit të Zi, ku është bërë e ditur që më parë se edhe pse është i pari vend në rradhën e zgjerimit masat e rrepta mbrojtëse për anëtarësim kanë një bllok detyrash dhe përgjegjësish të cilat fatkeqësisht për nga përmbajtja janë trajtuar nga Partia Socialiste në pushtet dhe administrata e saj si trofe dhe urdhër zbatimi e jo si një proces i natyrshëm gjithëpërfshirës dhe konsultativ me shoqërinë shqiptare.
Ky ngërç dhe kapital i përvetësuar nga parti-shteti me sa duket do të shoqërojë fazën e daljes nga korrupsioni të qeverisë shtrëngimin e dorëheqjes së kryeministrit jo vetëm nga protestat, por atë që vetë procesi i anëtarësimit ka marrë shpejtësi realizimesh të cilat ky sistem i ndërtuar me propagandë dhe për fasadë në Shqipëri nuk mund t’i garantojë.
Detyrat drejt BE-së duken të thjeshta, por veprimet konkrete të pushtetit bëhen nga një dorë. Nga Kryeministri autokrat.
Veç të drejtës për votë që mund të ketë një pezullim dhe ndëshkim me 15 vite* si dhe kryerja e monitorimit gjatë periudhës përgatitore për anëtarësim janë disa një nga pikat e forta të performancës. Sundimi i Ligjit gjithashtu, të cilin kryeministri e ka kuptuar mbrapsht si ushtrim force me gjoba, taksa, forcë policore, bllokim rrjetesh sociale, kontroll, inspektim dhe patronazhim, në një kohë kur shkollat janë ndërprerë prej dy javësh dhe bojkoti po rritet në çdo drejtim, dorëheqja ka mbetur kërkesa themelore e ndryshimit.
Paqja dhe qetësia janë të paqëndrueshme ndërkohë që edhe më shumë ndjehet frika e një izolimi.
Nuk do shumë shpjegim ky aspekt, pasi çdo përpjekje e kryeministrit sa vjen e kufizohet. Ai hoqi si pa u ndier simbolin e flamingove nga llogaria e rrjeteve sociale dhe e zëvendësoi me një karrige bashkë me tryezën e ftohtë e dialogut e cila ka mbetur pikërisht e papërfillur nga këto ndjesi.
Kjo do të thotë që të mos e lexosh realitetin.
Të nxjerrësh vendime për protestë 72 orëshe pasi ke premtuar prej 14 vitesh se që në vitin e parë se uji do të ishte 24/7/365 pa ndërprerje, këtij kontrasti mes premtimeve dhe vendimeve të kryeministrit ju përgjigj skica.
Duke qenë piktor dhe i lidhur së fundi me skulpturën dhe nga sa me ngarkesë problemesh atij do t’i mungojë Brukseli, skica “miqësore” e autorit LD-NY26 u kujdes për mesazhin dhe vjen si një zgjidhje e sugjerim për një përdorim më ndryshe të sofrës kur dialogu nuk ecën dhe u shter fantazia.
Bëjeni gurin gjashtë këndor përpara kryeministrisë piedestal të replikës së “The Manneken Pis”*.
Kështu mashtrimet dhe propagandën që kush nuk pranohet më ndërkombtarisht të paktën mund ta zgjidhet me instalacionin e një vepre të ngjashme arti nga Brukseli.
Prania e saj mund t’i kujtojë dhe ta frymëzojë kryeministrin me detyrat e pakryera karshi NATO-s dhe në BE-së.
Aty nga sheshi.
Pa shpenzime fluturimesh, autokolona autoveturash, bandash frymëmore dhe tapete të kuq Samitesh sepse sistemi që krijuat dhe vutë në shërbim ndodhet në krizë.
Çka vjen pas butësisht dihet.
Izolimi…
Dorëheqja…
_________________
*Kongresmeni Joe Wilson–Bashkëkryetar i Komisionit të Helsinkit të SHBA-së
*Kongresmeni Keith Self –Kryetar i Nënkomiteti për Europën
* Sipas burimeve të Euronews
*”The Manneken Pis”-shatërvan prej bronzi rreth gjysmë metri në qendër të Brukselit, Belgjikë, që paraqet skulpturën një djali të zhveshur duke urinuar në një vaskë. Pikë atraksioni turistik.
28 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)