(Kryeministri dhe ministri i Brendshëm udhëheqin operacionin special kundër protestuesve)
Sipas një deklarate që ende nuk dihet se kush i ka orët e pakta se; A është ‘pritja e dorëheqjes’ apo shtimin i dhunës dhe përndjekja policore e qytetarëve pas përplasjes në protestë?
Dy faktorë që ende nuk kanë hyrë ende në lojë janë masivizimi i një proteste të pandërprerë kundrejt një policie të rraskapitur, por të armatosur dhe të motorizuar që helmon me gaz e ujë, godet me shkopinj e plumba gome, e jo rrallë kundërpërgjigjet edhe me gurë (kur ja lyp nevoja), por edhe të sulet me ashpërsi mes rrugicave në lagjet e kryeqytetit për të bërë arrestime, shoqërime dhe ushtruar dhunë. Sipas ATSH-s janë dy qëndrime. Tek i pari kur kryeministri shkarkohet nga gafat e nxjerrjes së identitetit të shtetasve (duke i etiketuar me precedentë kriminal) një ditë më parë dhe ja lë përgjegjësinë ministrit të Brendshëm Demo, kur ky i fundit edhe pse ndodhej në një takim në Itali ku u takua edhe me kryeministren Meloni, pohoi në daljen video të përbashkët me plot besnikëri ku duke treguar se janë me qindra orë filmime (foto, video statuse digjitale), pohoi:-“falë teknologjisë ne jemi duke avancuar me shpejtësi për sa i përket identifikimit të gjithë personave të dhunshëm, të cilët kanë kryer këto akte kundër institucioneve publike, kundër pronës private, dhe në fakt janë vetë të filmuar nga imazhet e mediave publike, apo kamerat e institucioneve, apo vetë filmimet që ata kanë hedhur nëpërmjet rrjeteve sociale“.
A është ky kontrolli policor i pushtetit që nuk mund të jetojë më gjatë se sa durimi pesë mujor i qytetarëve protestues që kërkojnë dorëheqjen?
Këto 12 ditë janë prova se si shteti, narko-shteti përdor dhunën kur ndjen fundin e vet.
Është dita e 12-të dhe e njëjta situatë tensioni me protestën me ulje ngritjet herë paqësore dhe herë më të ndezura.
Njëra anë mbron në emër të shtetit një qeveri të korruptuar që me terror po ndalon çdo liri deri në përndjekje të protestuesve dhe në anën tjetër qytetarët kundërshtarë që po e provojnë atë që “Liria nuk dhurohet, por fitohet”. Fitohet duke protestuar dhe duke u bërë bashkë.
Si erdhëm deri këtu, janë vazhdimësia 5 mujore.
Qeveria, Presidenti, Kuvendi,…
A nuk janë 37 deputetë që përfaqësojnë Tiranën më shumë se 1/3 e anëtarëve të Kuvendit që mund të dalin me një rol të tyre si qytetarë mbi lidershipin politik po qe nevoja nëse duam qytetari dhe jo dhunë fyese mbi qytetarët.
Po ashtu a ka Këshill Bashkiak Kryeqyteti dhe figura që ju dhimbset Tirana në mënyrë që të bashkojnë zërat kundër këtij vazhdimi politik.
Kryeministri vazhdon mëngjeseve lojën me dialogun dhe gjatë ditës kënaqet me lëndimin e atyre që i fton për dialog. Jo vetëm aq por përmes propagandës etiketon me termat “Terror urban” dhe “Universiteti i dhunës” si gjetje të ditës, megjithëse në një rast sipas ATSH-s në një titull “interesant” thuhet :-“Rama: Pas dhunës në protestë, krimi i organizuar dhe faktorë të huaj“.
Politikisht kjo është teza më destabilizuese që arroganca e pushtetit dhe diktatura shpreh ndaj qytetarëve.
Pavarësisht përkatësive politike Tirana nxorri nga zgjedhjet ligjbërës. Ata/Ato janë aq të konsiderueshëm në numër sa për të bërë thirrje të përbashkët në drejtimit të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare për të mos lejuar tejkalimin e ushtrimit të dhunës nga policisë me urdhërat e kryeministrit dhe verbërisht të ministrit të brendëshëm.
Dhuna e pandërprerë dhe demagogjia e kryeministrit nuk janë në shërbim të dialogut, por të fitimit të kohës.
“Fitimi i kohës”, koha, teksa ajo është ndërprerë për shkak të shpërthimit të skandaleve të korrupsionit në çdo nivel në Shqipëri dhe premtimit BE-2030 u dogj si propagandë vetëm brenda vitit të parë në mandatin IV, kjo tregon se koha ka mbaruar për kryeministrin. Ai mundohet ta kurdisë edhe me ndryshimin e orës të Dielën, më 25 Tetor në Serbi dhe ato të mes mandatit në SHBA më 3 Nëntor për t’ju bashkuar, rrjedhave të reja minuese të demokracisë dhe gjetjes së aleancave autokratike dhe diktatoriale. Ndaj ky qëndrim i kryeministrit të tanishëm në pushtet është i rrezikshëm. I lexueshëm në çdo hap dhe veprim që bën dhe për më keq kompromentues për çdo aleancë proevropiane, pro amerikane dhe pro demokracive perëndimore që e duan Shqipërinë dhe popullin shqiptar në BE.
Nuk ka më orë dhe javë për gjetjen e përgjegjësve, kur dhuna mbi qytetarët është sistematike çdo ditë.
Kjo është dhunë policore.
Protestuesit janë në minutën e fundit me kryeministrin basketbollist që në qoftë se e ka kuptuar ndonjëherë presingun në lojë, i tillë është ai sot me një protestë të pa ndalur.
I lodhur, meit, i plakur, kryeministrin nuk do të ketë mundësi ta mbrojë një polici e rraskapitur.
Presingu ndaj tij deri në humbje dhe dorëheqje nuk duhet të pushojë shqiptarisht, diasporisht dhe diplomatikisht prej ndërkombëtarëve që ti largohet dhunës dhe vëllavrasjes.
Askush nuk duhet të presë, çdo dëshmi mbi dhunën policore kaq të paprecedentë duhet denoncuar dhe të shërbejnë si prova.
24 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)