13 Tetori, 2026 ishte edhe dita e parë kur reagimet zyrtare të shtetit përmes ATSH shkëputën në titujt e lajmeve numërimin. Askush nuk e përmendi akumulimin e 135, si një protestë përbashkuese dhe të paralajmëruar ku flamingove do t’u bashkoheshin studentët dhe anasjelltas dhe atyre bashkë popullsia e kryeqytetit dhe e gjithë vendit si e vetmja rrugë për të larguar korrupsionin dhe krimin nga pushteti. Ky bashkërendim forcash dhe energjish në protestë do t’i qartësonte dhe do t’i bënte më të zëshme kërkesat e një lëvizje më të fuqishme që në mënyrë përsëritur kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme e kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie teknike një vjeçare për përgatitjen e Zgjedhjeve të Lira ku të përfshihen interesat e mbarë shoqërisë shqiptare brenda vendit dhe të diasporës.
Edhe mediat u gjendën të papërgatitura në përshkallëzimin dhe përplasjen mes protestuesve dhe forcave policore. Televizioneve tradicionalë në përcjelljen e përditshme të protestës ju bashkuan me “Breaking News” dhe “Prime Time në Studio” edhe disa kanale të tjerë asnjanës ose asnjanës-qeveriatrë duke thirrur kalendarë të hershmërisë së protestave të fundshekullit të kaluar.
duhet theksuar ky moment sepse historia nuk ua ka ulur atyre rëndësinë kurrë se si.
As studentëve të 1990-ës, as protestave të 1996-ës, 1997-ës, 1998-ës ku forcat politike i dilnin për zot drejtimit të tyre dhe marrjes së pushtetit.
Një pakt që ndoshta duhej vendosur, që nuk u bë, por që duhet ndrequr është marrëdhënia e njohur përgjithësisht “show some respect” e cila në marrëdhëniet politike-shoqërore shqiptare të mesvitit 2026 dha provat e qytetarisë dhe u përqafua masivisht nga popullsia brenda vendit, në diasporë dhe ndërkombëtarisht. Ajo që lëvizja mjedisore fillimisht dhe kërkesat për dorëheqjen e një kryeministri autokrat për 135 ditë ishte thelbi i asaj që nënvizuam “show some respect” (trego pak respekt).
Pra vlerësoje me sinqeritet arritjen e dikujt dhe sillu me mirësjellje edhe nëse pikëpamjet nuk janë të njëjtat. Mbështetur tek tradita dhe gjeografia e vendit ky respekt që tregohet ka vlera të rëndësishme brenda që ta lësh dikë tjetër të flasë i lirë dhe mundësisht ta dëgjosh pa e ndërprerë. Përveç edukatës në komunikim të ruash edhe kufijtë fizikë. Edhe kur kundërshtohet është e rëndësishme të kapet ai thelb që e zgjidh problemin duke e respektuar mendimin e kundërshtarit pa shkuar në sulme personale. Të gjitha këto i kanë parasysh shumica e parlamentarëve, por duke i zbatuar ato vjen ndryshimi i madh dhe përfaqësues të popullit në politikën e tranzicionit zor se gjen në kushtet e sotme. Pensioni i tyre dhe hapja e rrugës për të rinjtë do t’i jepte më shumë vlera historisë në të ardhmen.
Por të tregosh pak respekt është edhe një tregues për marrëdhënien e njeriut me natyrën dhe mjedisin. Jo thjeshtë mbajtjen pastër, por mbrojtjen e natyrës, të gjallesës dhe burimeve natyrore. Rinia dhe “Revolucioni i Flamingove” ishte ajo protestë që kujdesej për mbajtjen pastër të sheshit dhe bulevardit ku do të protestohej të nesërmen, ku u protestua pë 135 ditë me rradhë dhe do të vazhdojë të protestohet deri sa palët të tregojnë respekt për njëri tjetrin. Të fitojnë argumentet në të mirë të Shqipërisë mbi pasionin e një politike përçarëse. Të fitojë e vërteta mbi hipokrizinë dhe gënjeshtrën, të fitojë puna dhe merita mbi mashtrimin dhe përvetësimin, të fitojë drejtësia mbi korrupsionin dhe krimin.
Pra me sa duket mbetet pak për t’u bërë kur besohet dhe shumë për t’u tërhequr kur kuptohet.
Zhvillimi i katër muajve protestë qytetare e solli këtë moment ndryshimi.
Politika dhe institucionet, media dhe shoqëria duhet të reagojnë, qeverisja nuk mund as të heshtë dhe as të godasë me statuse në Facebook e në rrjetet sociale protestën qytetare. Ajo betejë ka humbur.
Sinqerisht ditën e 13 Tetorit, në shtypin zyrtar u vu re sulmi i figurave të mazhorancës dhe qeverisë me një propagandë të shfrenuar antiprotestë dhe pro evropiane pasi kryeministri mbylli Kapitullin e 20-të (i katërti i rradhës dhe 29 të tjerë për t’u zbatuar dhe për t’u mbyllur), në Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian.
Kryeministrit shqiptar në qoftë se nuk e sheh realitetin dikush duhet t’i tregojë se poshtë zyrës së tij ka përshkallëzim protetsta. Atë nuk e ndihmojnë as urdhërat partiakë dhe as ata individualë të anëtarëve të kabinetit dhe as ata me protagonizëm rilindësish.
Parti-shteti pas zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 u rrëzua shpejtë.
Shoqëria shqiptare duhet ta kapërcejë përvojën e luftës së egër politike për pushtet dhe ka nevojë emergjente ta pastrojë drejtimin e shtetit nga sëmundja e korrupsionit që ky ndryshim t’i përkasë si zhvillim Historisë së Shqipërisë.
Një kapërcim nga e keqja.
Historia nuk u a ul as pak edhe vlerën dhe rëndësinë protestave të shekullit të ri XXI, por në harkun 36 vjeçar të tranzicionit, gjeneratat shqiptare të rinisë në shkolla prej milenialëve (1981-1996), Gen-Z (1997-2012), Gen-A (2013-2024), erdhën fatkeqësisht duke mos e përgatitur rininë sa duhet një sistem të shëndoshë arsimor. Në se protestat kryesisht lindin dhe dalin nga kërkesat studentore atëherë politika, shteti dhe institucionet kanë përgjegjësi kombëtare dhe patriotike që të investohet dhe të rritet niveli i dijes dhe i shkencave pikërisht tek brezi i ri. Sot praktikisht në Shqipëri tre brezat e moshës më vitale të lindur që prej 1981-2010 e këtej janë brezat e një popullsie të ndrydhur ose të indoktrinuar politikisht prej dy brezave e fill pas Luftës II Botërore. Pjekuria e tyre në prag të pensionit dhe kompromisi i tyre në raport nganjëherë jo prej meritave me brezat në moshat 30-50 vjeçare, përfaqësojnë atë pjesë në administratën shtetërore, në kulturë, art, diplomaci, sporte, shkencë etj. në lidhjet me përkatësitë politike për shkak të inertësisë të rritjes, edukimit dhe punës në sistemin socialist. Të një sistemi ku të gjithë dolën barazisht të varfër, të stërkequr dhe ku hapja me botën i krijoi premisat për pavarësi private dhe punë për të rritur mirëqenien ekonomike brenda dhe jashtë vendit. Dhe i gjithë ky kuptim na sjell edhe njëherë tek ai presion që shkakton propaganda e pushtetit. Mund të trajtonim një për një rastet e ndeshjes dhe ushtrimit të dhunës mes protestuesve dhe forcave policore nën urdhërat e qeverisë. Mund të flisnim për influencën e prindërve dhe mësuesve për protestuesit, mund të flisnim dhe mund të flasim për politikën për ato detyra që ka lënë pa bërë me shembullin e vet në Kuvend përsa vetes ja njohin vlerat si përfaqësues të popullit, të zgjedhurit duke numëruar votat që ka në marrë. Por nuk mund të lemë më një anë padurimin e disa mediave që thirrën në studiot e tyre studentë protestues dhe ju kërkuan atyre eksperiencë, program dhe përfaqësim.
Një breshëri pyetjesh mbi një dokument që konceptualisht ishte një “Thirrje” një apel që në brendësi në mënyrë ‘poetike’ kishte përmbajtjen e mjerimit dhe krizës. Dhe në titull shënohej “HISTORIA SHKRUHET NGA NE” dhe në vend të nënshkrimit të madh numerikisht shkruhej “KY ËSHTË KAPITULLI QË ERDHËM TË HAPIM”.
Ky dokument nuk u pasqyrua në media si tekst i plotë.
Për ata/ato që e kuptojnë ndoshta thelbi mes brezave është ai që e nënvizuam më lart se ka ardhur koha për “Show some respect” (Tregoni pak respekt).
Një element i dytë po aq i fuqishëm dhe ende i pa trajtuar ose që ndjehet se ka një mangësi, ndjehet tek gazetaria përmes imazhit.
Fotografët dhe operatorët profesionistë përpiqen veç të tjerave ndryshe nga sa amatorët ose njerëzit e zakonshëm që me një pajisje celulare (pavarësisht cilësisë audio-video dhe foto), e përcjellin ngjarjen në çast. Puna profesionale mundohet të japë një vështrim që do t’i shërbejë historisë për ngjarjet e kësaj përmase. Lehtësisht e dallojmë në shumë media ndërkombëtare që e pasqyruan ose dhe kanë shpërndarë imazhe në mbarë botën.
Brenda vendit, lidhjet live (të domosdoshme dhe të vështira për rrethanat e vendngjarjes), madje dhe me kokën në rrezik u asfiksuan nga tendencat e mbajtjes së anës së qeverisë. Jo thjeshtë nga mungesa e lirë së shprehjes, por nga presioni i madh i frikës dhe i censurës.
Hidhini një sy ATSH-s lajmeve vetëm në tre ditët e fundit.
Në datë 12 Tetor rreth protestës ishte ky titull:-“Qytetarët në ditën e 135-të në protestën kundër investimit në Zvërnec”. Dhe pas saj vetëm 7-8 fjali pa asnjë të re dhe mundësisht me disa kënde marrje fotografitë për të patur boshllëkun, rreshkjen e portreteve, tek-tuk ndonjë parrullë dhe asnjë herë titullin e duhur Dorëheqjen e Kryeministrit. Kjo ka ndodhur pë 135 ditë me rradhë*.
Por në ditën e përshkallëzimit dhe pjesëmarrjen e rinisë studentore, titujt, fotografitë dhe qëndrimet morën njëherësh rolin e gabuar. Deputetë, ministra, analistë etj. bënë kryesisht rolin e viktimës.
Është e pamundur që t’i renditësh të gjitha. Në qoftë se fondi dixhital i institucioneve mediatike këto do t’i ruajë, atëherë ato janë një pasuri dokumentare dhe shkollë për të kuptuar se çfarë vlere ka propaganda shtetërore në mbulimin e së vërtetës dhe në manipulimin e opinionit.
Çdo zyrtar, postoi foto të huazuara kryesisht nga ngjarjet e dy ditëve ku sundonin flakët dhe njerëzit me maska. Të tjerë që ishin në veprim kishin zgjedhur takimet në spitale për të lënduarit. Ndërsa politikanët në detyrë dhe pushtetarët mbanin këtë qëndrim aktiv për sa kohë Kryeministri ishte në Luksemburg, të pakët ose pak vend zunë pasqyrimet dhe gjendja e individëve që u shoqëruan, arrestuan dhe sigurisht të lënduar kanë mbetur në komisariatet e policisë.
Një album përmbledhës i dy ditëve të fundit me rreth 86 foto nga ATSH-ja janë të disponueshme për ilustrimin dhe këndvështrimin. Sigurisht ka edhe shkrepje të bukura ende të pa përdorura. Sheshi i protestës sugjeronte shumë. Ato janë fond i historisë.
Por mes tyre nuk duhet lënë pa nxjerrë foton e një jave më parë. Atë që rilindësit bashkë me praninë e Ramës dhe Ballukut i bënë bashkë 85 vota për Reformën Territoriale.
Edhe kjo historike.
Kryetari i GPS Taulant Balla, i dalë nga guaska e xhaketës, me këmishë dhe me kartonin lart dallonte mes jeshillëkut pro të votës. Sikur të ishte me deklaratën e tij dhe parashikuesi i prologut të kohëzgjatjes së protestës.
Mendimi i tij i konfliktit të përjetshëm politik është i pashmangshëm kur thotë:-” Kush mendon se do të na ndalë me molotov dhe gurë i ka bërë llogaritë gabim”.
Më 9 Tetor, nga Kuvendi i Shqipërisë.
Një politikan i PS me karrierë 20 vjeçare.
Çfarë i mbeti Rinisë shqiptare?
Nesër nuk ka përse pyesim se kush e ndezi protestën?