ISSH dhe Patronato INCA forcojnë bashkëpunimin për shërbime më pranë qytetarëve
Sot, më 8 tetor 2026, Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe Patronato INCA nënshkruan një Protokoll Bashkëpunimi, me fokus forcimin e asistencës, informimit dhe orientimit të qytetarëve në fushën e sigurimeve shoqërore.
Protokolli u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, z. Astrit Hado, dhe përfaqësuesi i Patronato INCA, z. Giuseppe Peri.
Bashkëpunimi synon të lehtësojë aksesin në informacion dhe shërbime, veçanërisht për shtetasit shqiptarë me përvojë pune dhe migrimi në Itali, si dhe për shtetasit italianë që jetojnë në Shqipëri.
Në fokus janë:
asistenca për pensionet dhe përfitimet e sigurimeve shoqërore;
informimi mbi të drejtat dhe procedurat në Shqipëri dhe Itali;
promovimi i sigurimit vullnetar;
asistenca për shërbimet dhe aplikimet online;
shkëmbimi i informacionit dhe organizimi i aktiviteteve informuese e trajnuese.
Ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt shërbimeve më të aksesueshme, më efikase dhe më pranë qytetarëve.
