Gazetari Kron Sadiku duke folur për situatën në Kosovë pas marrëveshjes për zgjedhjen e Presidentes së re tha gjatë një interviste ne emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv se ishte shumë skeptik për marrëveshjen e fundit arritur në Kosovë.
Kron Sadiku: Një parti e caktuar po dëshiron të shikojë nëse e ka një momentum politik për të shkuar në zgjedhje sipas tyre. Pra ka qenë një parti, PDK e cila në një moment të caktuar nuk është se nuk ka dashur të çojë vendin në zgjedhje, duke marrë parasysh situatën politike që u krijua brenda edhe para qeverisë. Mirëpo forma se si i ka menaxhuar Albin Kurti këta tregon arsyen se pse ai është i pari e këta janë të dytët.
Presidentja e Kosovës e sotme, është një ministre e cila ka qene ministre e Energjetikës në kohën kur kryeministër ka qenë Hashim Thaçi. Edhe pse sot energjetika llogaritet një ndër dikasteret që këta akuzojnë Vetëvendosjen dhe këtë qeveri për vjedhjet më të mëdha, zonja na del të jetë e pa korruptuar edhe në ministrinë e energjetikës. Është kryetare e Akademisë së shkencave, është grua e artikuluar, e zonja, e cila denjësisht e përfaqëson Kosovën pa i përfaqësuar edhe politikat partiake të cilat këta tentojnë ti integrojnë edhe në Presidencë. Pra, unë e mendoj se kësaj here i ka rënë mirë Kosovës, sepse zgjedhja e Presidentes Justina Shiroka Pula, është e vërtete që një rol e ka luajtur PDK, por nuk ka qenë zgjedhje e PDK e nuk ka qenë zgjedhje as e Albin Kurtit. Ka qenë zgjedhje e domosdoshmërisë së momentit për të mos shkuar në zgjedhje.