Injoranti pretendon se di gjithçka, ndërsa i dituri me urtësinë e tij e pranon se është injorant në pafundësinë e paditurive.Sa më shumë i ditur të jetë njeriu , qq më shumë ai këron t’a shtojë dhe të përsoset me dituri, aq më i etur bëhet ai për dije.
Injoranca është errësirë, dituria është dritë.
Është injorancë e madhe nëse shqëria ua jep kompetecën , pushtetin dhe e vë në krye të punëve injorancën dhe injorantët. Jeta njerëzore është përpjekje e vazhdueshme për lirinë,sepse liria e çliron diturinë dhe nxit vullnetin për dije.
Populli injorant, i korruptuar dhe frikacak nuk e meriton lirinë.
Liria e injorancës, e korrupsionit e padrejtësisë dhe e tradhëtisë janë kërcënimi më i madh për shtetin dhe sovranitetin kombëtar.
Injoranti pretendon se i di të gjitha, i mençuri thotë se nuk di shumë dhe është i etur që të mësojë dhe t’a shtojë diturinë. Injoranti është fanatik dhe e urren të renë dhe dijen sepse ndjehet i kërcënuar prej tyre.I mënçuri bindet me një fakt dhe me një argument të vërtetë, kurse injoranti nuk bindet as me njëqind argumente e fakte të realitetit.
Injoranti është fanatik dhe jotolerant kurse i mënçuri është tolerant dhe paqësor;injoranti ndryshon me shumë ,shumë vështirësi dhe kërkon shumë kohë, ndërsa i mënçuri ndryshon shpejt sepse e kupton të vërtetën dhe realitetin shumë shpejt.
Te injoranti nuk flet logjika, kurse te i mënçuri flet logjika dhe arësyeje.Injoranti mashtrohet lehtë, por e ka të vështirë që t’a pranojë se është mashtruar edhe pasi e mëson se ishte mashtruar.
Qytetërimi botëror është emacipuar pa ndërprerë me dituri dhe me shkencë pa të cilat raca njerëzore do të kërcënohej.
Me dituri njerëzimi është kulturuar dhe është ndarë me injorancën, dhe nëse do të zhdukej kultuara njërëzimi do rrëshqiste në shtazëri. Të mënçurit i dërgojnë fëmijët e tyre në ato qytete, shkolla, vënde dhe shtete ku ka dituri, qytetërim, drejtësi,paqë dhe liri.
Por më të dëmshëm se injoranti janë intelektuali dhe dijetari i mbrapshtë dhe djallëzor.Mjerë ai vënd, ajo shoqëri dhe ajo demokraci që qeverisen nga injorantët dhe nga intelektualët djallëzorë.Është mjerin i madh kur shoqëria dhe demokracia ua jep atributet e diturisë, të kompetencës dhe të pushtetit injorantëve.