Në mbrëmjen e ditës së sotme, 02 tetor 2026, ndoqa një intervistë interesante në internet. Një gazetare e kanalit televiziv News-24 kishte ftuar në studio intelektualin e nderuar Hyqmet Zane, kryetar i shoqatës “Çamëria” të Elbasanit. Tema e intervistës ishte: “Plani i Greqisë për popullimin e Çamërisë: Pse s’reagon Shoqata Çamëria e PDIU?”.
Intelektuali Hyqmet Zane është nga Filati, ku ka shtëpinë dhe tokat e veta, të trashëguara në breza. Ai habitet dhe indinjohet që askush nuk ka reaguar kundër atij vendimi të qeverisë greke dhe përgjithësisht kundër shtetit grek, armikut tradicional të kombit shqiptar. Ai habitet dhe revoltohet që nuk reagon absolutisht ministria e jashtme e vendit tonë, nuk reagon absolutisht kryeministri Rama.
I nderuar Hyqmet,
Si mund të reagojë partia e Shpëtim Idrizit, i cili është agjent i shovinizmit grek? Ju e dini shumë mirë që qeveria greke e ka blerë Shpëtim Idrizin me 340 mijë euro. Ky njoftim, me titullin “Lista e shqiptarëve që janë paguar nga Greqia, në mesin e tyre edhe Shpëtim Idrizi i partisë çame”, është botuar në faqen e internetit “Ina” të datës 22 tetor 2018.
Në Republikën e Shqipërisë nuk mund të reagojë kurrsesi kryeministri Rama, sepse dihet publikisht që ai është trashëgimtar i kryetradhtisë së Enver Hoxhës, i cili, gjatë 41 vjetëve të sundimit diktatorial komunist mbi vendin tonë, nuk e ngriti zërin absolutish as edhe një herë të vetmë kundër shtetit shovinist grek, i cili, më 27 qershor 1944, lëshoi bishat fashiste të Napolon Zervës për masakrimin e vëllezërve tanë të Çamërisë. Për më tepër, Rama, përveç se është trashëgimtar i politikës tradhtare të Enver Hoxhës ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë, ai, në të njëjtën kohë, është edhe langua i kishës shoviniste greke.
Në një informacion, të botuar në internet disa vite më parë, thuhet:
“Edi Rama tradicionalisht i përket besimit ortodoks, por ai vetë është deklaruar se është katolik, por kjo nuk e pengon kryetarin e tepsisë të pranojë Urdhrin e Kalorësve Ortodoksë Grekë te Varri i Shenjtë në Jeruzalem. Të pranosh urdhrin për mbrojtje të ortodoksisë greke (jo të Bizantit), është e rrezikshme, kur dihet që Greqia mban ende gjallë Ligjin e mirënjohur të Luftës me Shqipërinë, mban të konservuar pronat e shqiptarëve, ka kryer gjenocid mbi minoritetin shqiptar në Çamëri, nxit organizatat terroriste dhe ekstremiste për aneksimin e Jugut të Shqipërisë” (Citohet sipas: Arben Llalla. Përse Edi Rama e mban të fshehtë Urdhërin “Kalorës i Kishës greke?”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 15 tetor 2017).
Tradhtia e Enver Hoxhës, e Edi Ramës, e Shpëtim Idrizit dhe e krejt klasës politike ndaj Çështjes Kombëtare të Çamërisë gjatë 84 vjetëve, të kujton gazetarin e njohur turk Ahmet Dursun, i cili gjyshin dhe gjyshen i ka pasur shqiptarë, të shpërngulur në Turqi. Në një analizë me titull “Aq shumë i rrit kjo tokë tradhtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë kufijtë”, të botuar në faqen e internetit “Kosova Post” të datës 27 janar 2017. Aty ai shkruan:
“Shumë tradhëtar kanë lindur në tokat shqiptare dhe sot ende vazhdojnë të mbijnë këto fara te këqija, nga lindja në perëndim, e nga jugu ne veri, gjithandej… Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtarët e saj, sa rrënjët e tyre kalojnë kufijtë dhe ushqehen me plehun e zotërve të tyre të vërtetë. Aq shumë i rrit kjo tokë tradhëtarët, aq të llojshëm, aq të përsosur bëhen, sa i kanë zili edhe shkencëtarët që luajnë me gjenetikën e bimëve… Gjaku i shitur prishet, ndërsa ai që derdhet rron sa malet!
Jo të jesh i plakur në trojet shqiptare, por, si në rastin tim, mjaft të kesh dëgjuar në tregimet e gjyshes për bëmat e serbëve, e di që nuk mund të negociohet për asnjë grimcë toke me ta! “Mirëmëngjes”, tradhëtar! “Mirëmëngjes”, rrënjë të mallkuara! Jo në shqip, në gjuhën e tasit mbrapa pragut ma ktheni, ku të jeni e ku ta keni: Mirëmëngjes!”.
Sigurisht, për gjithë ato gjëma që grekët i kanë punuar kombit shqiptar, fajin e kanë pasur vetëm shqiptarët e përçarë, të cilët gjithmon janë dalluar për t’i ngrënë kokën njëri-tjetrit. Po të kishin qenë të bashkuar, shqiptarët duhej të kishin pasur parasysh fjalët e Xhovani Bokaços, i cili, në vëllimin e tretë të librit “Dekameron”, shkruan:
“Duke ditur vesin e grekëve, që sa më pak të gjejnë burra që t’ju thyejnë dhëmbët, aq më tepër shtyhen përpara me potere e kërcënime dhe, përkundrazi, kur hasin ndonjë burrë të vërtetë, jo vetëm përulen, por arrijnë sa të poshtërojnë veten, duke i dorëzuar edhe femrat e familjes”.
Kaliforni, 03 tetor 2026