Unë që po e shkruaj këtë shkrim vij nga një familje me bindje të thella patriotike të djathtë, kundërshtar i regjimit komunist, por mjerisht në Shqipëri politika e paskomunizmit është vijimësi e komunizmit të moderuar, gjë që e vertetojnë realiteti i reformave dhe gjithcka pluraliste, keqfunksionale, jo demokratike, antiligjore, kundër ndërtimit të shtetit modern ligjor e demokratik në Shqipëri.
Të gjitha partitë politike shqiptare funksionojnë si partia mëmë e tyre , si Partia Komuniste e Enver Hoxhës. Të gjitha partitë politike në Shqipëri, qeveria, opozita, mediat, shoqatat dhe pothuajse të gjithë intelektualët janë mbeturina politike, ideologjike dhe antinacionaliste.
Dhe prandaj edhe protestat rinore patriotike në Shqipëri dhe të elitës qytetare dhe intelektuale të vërtetë sot janë protesta kundër komunizmit, kundër këtyre mediave mercenare,janë protesta dinjiteti kombëtar dhe protesta patriotike për Shqipërinë etnike.
Në këto protesta fatmirësish vërehet zgjimi dhe kushtrimi për ndryshim dhe për t’u ndarë përfundimisht nga politika e vjetër komuniste dhe neokomuniste e tranzicionit.Duhet një politikë e re patriotike me politikanë që nuk kanë mbi kurriz kusure të rënda mëkatesh sherbëtori, spiuni e servili, pra duhet një politikë e plitikanë që nuk është e shtënguar as nga e kaluara komuniste por as nga krimi i korrupsinit dhe tradhëtisë të tranzicionit.
Nuk ka më shpresë dhe nuk i beson më kush as manovrave mashtruese , as rilindjes antikombëtare të Edi Ramës dhe as të ashtuquajturave rilthemelim, ringritje, ripërteritje etj. të opozitës që të kujtojnë rithemelimet, ripërtëritjet e ringritjet e partive marksist-leninste të epokës komuniste kundër reformave të Nikita Hroshovit në ishBashkimin Sovjetik të cilat i mbështeste diktatori Enver Hoxha edhe financiarisht,, edhe pse Shqipëria ishte në varfëri të tejskajshme.
Edhe Partia e Punës së Shqipërisë në gërhamat e fundit , sekretari i saj Ramiz Alia u përpoq që të duket se po reformon, po e ndryshon partinë dhe po sjell demokracinë por ishte aq i dështuar dhe i diskredituar sa që askush më nuk i besonte atij dhe pseudoreformimit të Partisë Komuniste.
Gjëndja në Shqipëri është kaq e rëndë sepse diktatura komuniste u zëvëndësua me diktaturë demokratike, më sakt u zëvëndësua me një regjim korrupsioni gjthpërmasor:politik, juridik,shoqëror,ekonomik, demokratik, moral, akademik, mediatik etj.Aq shumë dëme i ka bërë Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi qeverisja e sotme sa jo vetëm se duhet larguar nga pushteti por edhe të nxirret jashtligjit.
Por demokratët dhe intelektualët e vërtetë demokratë dhe nacionalistë duhet të thonë edhe të kritikojnë opozitën politike , e cila nuk po duket gjëkundi dhe nuk po akomulon pakënaqësinë mbarëkombëtare ,dhe nuk po ka te ajo as shpresë e besim të madh publik. .
Demokratë nuk vihet në pushtet me dalje të kryetarit dhe dukjes së tij nëpër televizion dhe as vetëm me foltore “rithemelimi”,”rikthimi”,”ringritje” e “ripërteritje”.
Edi Rama po qeveris 4 mandate në Shqipëri, dhe kurrë në historinë e Shqipërisë nuk ka pasur një qeveri kaq dështake, kaq të korruptuar, kaq antipublike dhe antikombëtare.Në asnjë vënd të Europës nuk do t’i ishte mundësuar vazhdimi i një qeverisjeje të tillë kaq gjatë.Vetëm në diktature mund të ndodh një gjë e tillë ,por edhe në vëndet ku demokracia është fasadë që mbulon regjimin e korrupsionit, hajdutësrisë,tradhëtisë dhe të zullumit, dhe në një demokraci ku opozita nuk është serioze ose kur elita e saj ka marrëdhënia interesash dhe bashkëpunii të fshehtë me pushtetin sic tashmë është realisht në Shqipëri.
Nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , politika e Partisë Demokratike opozitare është përqëndruar prej dy tre vitesh vetëm në parulla si foltore rithemelimi, rikthimi, ringritje, ripërtëritje etj. me qëllim vetëm për të mbajtur të karikuar antarësinë e PD-së dhe për t’a shfrytëzuar atë vetëm për interesa personale të grupit të deputetëve të saj.