Ngjarja tragjike ndodhi pas një shpërthimi, i cili shkaktoi shembjen e godinës në zonën e Plakës, Athinë.
Janë publikuar fotot e shqiptarëve që humbën jetën pas shpërthimit dhe shembjes së një godine në lagjen Plaka të Athinës.
Mes viktimave janë tre shqiptarë, të cilët ndodheshin në Athinë për qëllime turistike.
Bëhet fjalë për Florin Hoxhën, Florida Hoxhën, motër e vëlla, dhe Eris Canin.

Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani. Të katërt humbën jetën në shpërthimin e djeshëm.
Përveç tyre, viktimat e identifikuara janë Ian Alexander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina Papapresku.
Ngjarja tragjike ndodhi pas një shpërthimi, i cili shkaktoi shembjen e godinës në zonën e Plakës.

Në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, u gjet trupi i një gruaje, ndërsa disa orë më vonë u gjet edhe trupi i një burri. Bëhej fjalë për çiftin e të moshuarve që jetonin në katin e dytë të ndërtesës.Kjo u pasua, pak para orës 13:00, nga zbulimi i dy trupave të tjerë , të cilët u përkisnin dy turistëve shqiptarë me dokumenta amerikanë që po qëndronin në katin e parë, ku funksiononte Airbnb.
Pak pas orës 13:30 të së shtunës, u gjetën dy trupat e fundit, të cilët mbetën nën rrënoja. Me nxjerrjen e tyre, operacioni i Zjarrfikësve përfundoi, me bilancin tragjik të të vdekurve nga shembja e ndërtesës që tani arrin në gjashtë./pamfleti.al