Ka reaguar në rrjetin social familja e Haki Imerit në rrjetin social si më poshtë:
“Miq,
– Gjykata Speciale foli ,
-Gjykata Speciale e dha verdiktin ..
-Parlamenti i Kosoves e ka themeluar , dhe kur e keni themeluar eshte dasht ta kuptoni se kjo dite nje dite do te vie ..
-Pra ata qe dhane verdiktin nuk jane rus as serbe por jane SHBA-ja dhe BE-ja.
-Klithmat per dhune nuk u ndihmojne te pandehureve e sidomos nuk i ndihmojne Thaçit .
-Mos u besoni ‘miqve’ te Grenellit se ata nuk mund t’i ndihmojne askujt ne kete proces ..
-Mos e degjoni Richard Grenellin se ai nuk u kryen pune shqiptareve , ai i kryen pune veq Vuçiqit..
-Dhe ata qe jane miq te tij ata po ashtu kane kontribuar ne ndertimin e nje atmosfere te rreme se Thaçi nuk do te denohet se ate do ta shpetoj Grenelli ..
-Grenelli duhet te shpallet non grata ne Kosove ai eshte kunder shtetit te Kosoves , ate ne SHBA -nuk e respekton as do njeri me peshe..
-Prisni apelin me durim, dhe mos paragjykoni , se nese beni ‘gallate’ sepse Apeli jo veq e zbret denimin por mund ta rrisnin denimin po ashtu, nese…”
Kush është Haki Imeri
Haki Imeri ka qenë një intelektual, mësues nga fshati Vojnik i Skënderajt dhe aktivist i shquar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai u bë i njohur për opinionin publik për shkak të vrasjes së tij me motive të dyshuara politike menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.
- Rrëmbimi dhe Vrasja: Më 2 nëntor 1999, Haki Imeri u mor nga tre persona të dyshuar si pjesëtarë të policisë ushtarake të UÇK-së (pa emblema) në Vojnik dhe u gjet i vrarë po atë ditë në fshatin Aqarevë.
- Prapavija Politike: Familja e tij ka akuzuar vazhdimisht Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) dhe krerët e asaj kohe të Qeverisë së Përkohshme për urdhërimin e kësaj vrasjeje.
- Gykata Speciale në Hagë: Rasti i tij ka qenë pjesë e diskutimeve dhe hetimeve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku vëllai i tij, Imer Imeri, ka dëshmuar si dëshmitar i mbrojtur/prokurorisë në proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.