Më ka mërzitur shumë tërheqja e Prof. Dr. Bekim Sejdiu nga kandidatura për President të Kosovës
Ky është lajm i keq për popullin e Kosovës, që po priste zgjidhje e jo lojëra politike.
Kosova e humbi mundësinë që të ketë një President profesional e të përgatitur dhe njëkohësisht ta zgjidhte bllokadën politike, të krijonte institucione funksionale dhe që vendi të ecte përpara. Këtë po e priste komuniteti shqiptaro-amerikan
, këtë e prisnin miqtë tanë në Washington 
Fatkeqësisht deputetët dështuan, nuk e kryen punën për çka i kanë marrë votat e popullit. Nuk e vendosën Kosovën të parën, por vazhduan me kalkulime politike.
Unë nuk e di se si do t’ia bëjnë politikanët tanë që ta nxjerrin vendin nga ky lëmsh ku e kanë futur. Është për të ardhur keq. Kështu nuk nderohet sakrifica dhe lufta e popullit të Kosovës, kështu nuk nderohen Shtetet e Bashkuara dhe miqtë tanë ndërkombëtarë që na ndihmuan ta kemi Kosovën tonë të lirë e të pavarur. Kështu po dëmtohet seriozisht e ardhmja e Kosovës.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar 