Nuk ishte më lajm ulja e Lamallarit në stol, por dhënia e dy ministrive Demos ajo që tregoi shumë herë më tepër për të ardhmen e lojës në strategjinë e Ramës.
Kush do t’ia zgjasë më shumë pushtetin kryeministrit veç Zgjedhjeve Vendore 2027(?!), kjo është çështja.
Zhvillimet e Shqipërisë ngjajnë me një stadium të mbyllur lojërash me dorë (ku është frikë të hidhen firmat), por bukuria është se arena është e mbushur plot e përplot me spektatorë në këtë fazë të playoff’s (eleminatoreve). Protesta vazhdon.
E përsa zëvendësimet po bëhen më të shpeshta në qeveri për shkak të mbushjes me ‘5 gabime personale’ më aktivi këto në javët e ‘playoff’s’, është presidenti i Republikës së Shqipërisë, SHTZ Bajram Begaj dhe institucioni i tij që firmosin dekretet për shkarkimte dhe emërimet e ministrave/eve të kabinetit të qeverisë Rama sikurse dhe më pas me dorën në Kushtetutë do zhvillojë betimin me ta.
Pra i shndërruar në sportivitet shteti paska “stolin“ me të cilin trajneri Rama e ka ndërtuar lojën.
Ekipi i Rilindjes njeh vetëm skemat korruptive në sulm dhe në mbrojtje pavarësisht gjinisë apo gjatësisë.
Çdo zëvendësim që tani shohim, është i lexueshëm nga tifozët, media dhe gjyqtarët e SPAK-ut e ku të gjithë mezi presin që kjo ndeshje të mbarojë dhe të kemi një rezultat përfundimtar.
Fituesin!
Lojtarë/e të dobët zëvendësuesit/et janë ata/ato që ende nuk i kanë mbushur ‘5 gabimet personale‘.
Çdo zëvendësues/e i/e gatshëm për trajnerin Rama tregon se e kanë humbur çdo energji në këtë pjesë të katërt (mandat të IV).
Në se Lamallari do të qëndrojë pranë trajnerit Rama, 4 gabimet personale dhe gafat e tij që ranë në sy gjatë një viti si ministër ishin jo vetëm sulmi policor mbi protestën, por edhe përdorimi i rrjeteve sociale me një gjuhë kërcënuese dhe veprime anti demokratike ndaj qytetarëve. Të tjerë ‘faulle‘ si promovimi nga zyra e Ministrit të Brendshme për policinë private të parë si biznes anësor në disa raste duhet kuptuar se nuk ka mbetur jashtë shikimit.
Kujtoni dhënien ose heqjen e licencave të policive private (shoqëri të sigurisë fizike) që lulëzojnë në heshtje si biznese.
Lamallari është promovues i tyre.
Në rastin e ngjarjeve të Zvërnecit sjellja jo profesionale e “Major Security“ dhe “Myrto Security 1.3A” në Maj të vitit 2026, ku masat e marra nga Ministri i Brendshëm me heqje licencash më pas që nnxorri jashtë loje Policinë e Shtetit dhe nuk mbrojti qytetarët e pronarët e ligjshëm të tokës flasin më shumë për konceptin e dorëheqjes edhe pse interpelancat në Kuvendin e Shqipërisë u rrëzuan.
Kryetari Peleshi, (një tjetër mbrojtës) duke e rrëzuar kërkesën tha atëherë se “kjo tematikë ishte konsumuar dhe ezauruar në debatet e seancave të mëparshme me ministrin.”
Sa qesharake.
Mos ishte Rrjolli ezaurim (?!),… apo dora e fortë pas lirimit të hapësirave publike dhe Thethi që ngritën nga stoli Lamallarin dhe Peleshin në pozicionet e tyre pas zgjedhjeve të 11 Majit, 2025.
Ka me dhjetra raste për të cilat media në lajmet mund t’i kthejë në ‘padi‘. Por duke u censuruar dhe duke i mbajtur anën qeverisë çdo shkelje dhe neglizhencë u kthye në vuajtje mbi shpatullat e qytetarëve të cilët një ditë të bekuar u ndërgjegjësuan dhe u bashkuan për ta thënë fort zërin e tyre.
Disa herë në faqet e ATSH dhe në disa media Lamallari ka promovuar nga zyra e tij policinë private si model suksesi në biznes. Kujtojmë këtu Illyrian Guard”, e cila funksionon si polici private në pronësi të Ministrisë së Brendshme për ruajtjen e objekteve shtetërore dhe institucioneve të ndryshme. Pronar i saj Florenc Spaho i cili njihet si ish deputet i PS-së për qarkun e Elbasanit. Tabloja më e plotë është se Lamallari nga zv/ministër i drejtësisë u bë ministër i drejtësisë, pastaj i brendëshëm e më pas në stol si këshilltar i kabinetit Rama dhe duket se e ka ende një rol tjetër para se të mbushë gabimin e 5-të personal.
Po kështu edhe Peleshi që zëvendësoi Spiropalin në detyrën e Kryetarit të Kuvendit pasi la vendin e kapitenit në GPS.
Ndërsa tani kur bie fjala për ndryshimin dhe marrja e dy roleve (e dy ministrive), nga Demo ku në CV-në e pasur të ish kryebashkiakut të Beratit, operativi politik rilindës dhe shoqëruesi i zgjedhur i Ramës për vizitën në Shkurtit të kaluar për “Bordin e Paqes” në Uashington, ai njihet edhe si bashkëfirmëtar i projektit më zhvatës ekonomik dhe politik të ndodhur ndonjëherë në Shqipëri të quajtur “Paketa e Maleve”. Njësoj besnik si ish veterani Agaçi që i la vendin Ballukut (organizatore-luan topin).
Kur projekti i “Paketa e Maleve” nisi të promovohej, kujtojmë se Shijaku ishte ndër përfituesit e parë.
UGSHPD në një shënim me titull, “A ËSHTË SHIJAKU MALËSI?! (“Paketa e Maleve” dhe 20 Zona Zhvillimore në +92 km 2)* , qëllimi ishte tregimi mbi propagandën mediatike të pushtetit që mbulonte një skemë përfituesish. Nuk kaloi shumë dhe në muajin Maj, 2026 oreksi që 43 nga 61 bashkitë pas identifikimit të zonave për zhvillim të “Paketës së Maleve” ndër 369 zona të miratuara i dhanë Beratit 44 zona.
Ky fakt flet qartë për ndikimin.
Tani Skema është e lexueshme.
Me 1 € hyn në lojë...
Në prag janë zgjedhjet vendore dhe çmimi ose blerja e votës është bërë më e shtrenjtë për ata që nuk largohen nga pushteti.
Sot pyetja nuk është më se kush do të përfitojë (?), sepse firmat janë hedhur.
Puna është se:- A do të mundë Protesta Qytetare që krahas kërkesës për Dorëheqjen e Panegociueshme të Ramës, diskreditimin e aferave si “Paketa e Maleve” dhe përgatitjen e Zgjedhjeve të Parakohshme përmes një qeverie teknike ta realizojë atë përpara se zgjedhjet vendore të kthehen në një tjetër coptëtim dhe plaçkë tregu e territorit shqiptar në duart e krimit dhe të korruprionit?
A do të kemi investitorë strategjikë?
Pikërisht për këto cilësi shoqëria shqiptare sikurse edhe tifozët socialistë duhet të ndërgjegjësohen përpara një loje të shitur.
Rama sot flet si trajner për stolin dhe heq Lamallarin.
Por po sot ka dalë edhe Kakaraçi që po premton licencimin e dy TEC-eve Lundrues 100 MW në Vlorë (ndoshta edhe drita për të vjedhur natën), … ashtu sikurse sot lajmi se “Kthehet Koka e Deas së Butrintit“ i jep një tjetër lojtari shtat shkurtër por të shkathët si Gonxhja mundësinë e qëndrimit në lojë me aftësitë që nuk “të lë të turpërohesh“ në sytë e botës duke marrë nga arka e shtetit dhe emergjencat 4.3 milion euro dhe t’i shumëfishojë ato.
Kështu Rama nesër do të na flasë ndoshta për një ekspozitë si piktor dhe duke heqë Gonxhen ashtu siç bëri me Salën dhe Spahiun do bëjë edhe me të tjerët.
Mund të rendisim edhe më shumë pasi rastet janë pa fund.
Thelbi është se kush sjell vota rri në stol ose luan.
Tani mbetet vetëm një merak nga fjala ‘Stoli”.
Stol/i lexohet dhe kuptohet nga rilindësit si një vend ku ulesh apo Stoli/a është si ato varëse e rruaza, byzylykë e verore që varen për zbukurim pa dallim gjatësie e gjinie?
Për korrupsionin dihet se ka edhe ca byzylykë të tjerë dhe këtë e di më mirë se kushdo tjetër SPAK-u dhe Drejtësia për cilin do të korruptuar.
Dy duar.
Majtas, djathtas.
Korrupsioni nuk bën dallim.
Ndaj ajo që duket në palayoff’s– në eliminatoret është se stoli shumë shpejtë do të mbetet pa rezerva.
Koha po mbaron(!).
Rama o do futet vetë në fushë,… o do të mundet si pa e kuptuar në ndonjë ndeshje ndërkombëtare.
__________
*ATSH- 31/05/2026 Arrestohet roja i sigurisë që dhunoi një qytetar gjatë tubimit në Zvërnec, hetim disiplinor policisë Vlorë
*ATSH- 13/07/2026 Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarit për pronat në Rrjoll
*ATSH- 06/04/2026 Lamallari: Profesionistë nga policia dhe ushtria i bashkohen “Illyrian Guard”
11 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)