Nuk të shkon në mendje që një shkresë ose urdhëresë zyrtare mund të dëmtojë një markë prodhuese. Por në Shqipëri kjo ndodh sepse nuancat e saj kapen me formën ose anën administrative se sa me nxitimin dhe mos kuptimit të pasojave që shkaktohen më gjerësisht si panik dhe humbje të besimit mbi një masë të caktuar që është vendosur mes tregut dhe konsumatorit.
Vetëm në vitin 2024 sipas UN Comtrade Shqipëria ka importuar nga produktet e mishit të përpunuar një vlerë prej 7.7 milion dollarë (ose mish dhe prodhime deti 16.6 milion dollarë).
Atëherë kur Shqipëria vuante pakicën e produkteve ushqimore dhe më vonë tallonin reklama e preferuar nga ekranet e Rai-t “Galbani Vuol dire Fiduca”, fishkëllehej si një muzikë e njohur dhe përdorej kuota e njohur “do të thotë besim”.
Rasti në fjalë tani i përket produktit ushqimor të sallamit ‘Galbanetto’ ku theksohet “rrezik për shëndetin”. Thirrja shumë e drejtë përsa i përket kujdesit për shëndetin, por sqarimi për publikun duhet të jetë më i thellë dhe i plotë ku të sqarohet përmes specialistëve ushqimorë edhe në formën e një konference shtypi se sa të mjaftohesh me një njoftim.
P. sh specifikimi”për praninë e mundshme të trupit të huaj në produktin sallam Galbanetto të importuar nga Italia”, trupi i huaj nënkupton objekte të ngurta dhe të mprehta si metal, xham, plastikë të cilat mund të kenë ndodhur nga ndonjë pakujdesi gjatë procesit të përpunimit të produktit.
Lokalizimi i produktit me skadencën, fabrikën prodhuese, import-eksportin, doganat, tregun, konsumatorin, rikthimin, kompesimin, shkatërrimin dhe ndikimin në mjedis etj janë një zinxhir i tërë faktorësh që duhen menaxhuar dhe ndjekur në çdo hallkë. Këtë shërbim dhe ndërgjegjësim më bukur se sa e bën bashkëpunimi i sinqertë mes institucioneve dhe medias nuk do ta arrinte askush më shpejtë dhe me më rezultat. Është thjeshtë një komunikim pas alarmit dhe jo grada për t’u mburrur nga një institucion që në dukje po bën punën dhe ku tregu shqiptar kërkon vëmendje dhe komunikim kudo në produktet vendase dhe ato të importit që shpesh shkojnë të pakontrolluar në cilësi dhe çmim tek konsumatori
Një markë si në rastin e Galbanit që ka rreth 90 vite në treg e ka në logon e vet besimin.
Kjo besojmë se duhet ruajtur për çdo markë serioze që tregu dhe konsumatori e njohin prej kohësh.
Duhet ruajtur edhe për faktin se markat dhe bizneset janë ato që mbajnë mediat gjallë përmes reklamave. Ndaj tregu është kompleks. Nuk mund të jetë thjeshtë një alarm shkresor, por ndjekje e fenomenit dhe siç e përmendëm më lart institucioni dhe media shkojnë besueshëm tek publiku duke e thënë plotësisht të vërtetën.
______
*AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
*Crosello- reklamat e Rai-t
9 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)