Kthimi në jetën profesionale dhe akademike e Prof. Evis Sala sipas një lajmi nga ATSH-ja është edhe një shenjë e mirë e fillimit terapisë anti korrupsion.
Ka një krahasim më shumë se simbolik një këndvështrim i tillë nëse do ta shtjellonim atë me krizën që ka kapur qeverisjen e kryeministrit Rama.
Lë të mendojmë për një çast pacientin. Shpëtimi i jetës dhe mirëqenia e shëndetshme e tij/e saj janë parësoret në marrëdhënie si me mjekun profesionist, familjarët, rrethin e afërm të miqve dhe po ashtu edhe shoqërinë në përgjithësi. Në këtë rast me pacientin dhe shëndetin nënkuptojmë Shqipërinë që duhet të shpëtojë nga shkalla 4 e korrupsionit (një kancer në gradën e katërt).
Në këtë marrëdhënie, buxheti dhe taksat e mbledhura nga qytetarët, kontributi shëndetësor i shtetasve që thuhet se shkojnë si investim në shërbimet, strukturat shëndetësore dhe personelin e kualifikuar do ta mbyllnin parimisht rrethin e problemeve.
Por për shkak se nuk është vepruar kështu veçanërisht në 13-14 vitet e fundit, situatat e shëndetësisë dhe e mbështetjes sociale janë të mjerueshme në atë përgjegjësi që shteti shqiptar i ka dalë për Zot me premtimeve të shpeshta zgjedhore gjithë këto vite.
Për rastin e dorëheqjes nga ana e ministres Evis Sala, Rilindja Socialiste në mandatin e katërt ngjau me një ofertë meritokracie për të afruar profesionistë të fushave edhe nga diaspora, por që në 12 muaj me rrokullimën e ekzekutivit, bashkë me imazhin tani duhet ndarë mirë se kush është më e shëndetshme Shqipëria apo edhe sakrifica e personave që ftohen deri në atë masë sa integriteti të mos bëhet pis.
Në se ministres Sala ju deshën 12 muaj ta bënte përpjekjen vetëm tre muajt e fundit nga kura e protestave ajo arriti të gjejë me kurajo dorëheqjen duke dhënë mesazhin se edhe kjo gjë bëhet. Vlerësimi se a ishte ky një shembull i mirë ?!
Kjo është e vështirë të përcaktohet. Më shumë se kurrë profesionistët, atdhetarët intelektualë brenda dhe jashtë vendit pra në diasporë duhet të bashkëpunojnë për ta ndryshuar dhe shëruar realitetin shqiptar të kapur nga metastazat e korrupsionit.
Kjo pra nënkupton të largosh njëherë e mirë modelin rilindës Rama.
Prof. Sala e ka marrë vendimin. Pas 12 muajsh, tre nga të cilat ishin një apel i mos realizimeve në shëndetësi dhe në mirëqenien sociale që Sheshi i Protestës i rendiste çdo natë nga qytetarët e kryeqytetit dhe të mbarë Shqipërisë. Kështu ministrja e sapo dorëhequr kuptoj se imazhi i rremë nuk mund të mbahej as me kura të përgjysmuara dhe as me barna të skaduara, pa folur për kushtet mizerabël të shërbimeve spitalore ku “mjekësia falas” nuk bëhet pa kesh në dorë.
Duke folur në fillimet e marrjes së detyrës në Shtator të 2025 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Spitalin Onkologjik mbahet mend fraza e sa:-“Të bëjmë gjithçka që të pamundurën ta bëjmë të mundur”.*
Me sa duket kushtet që sugjerojnë dorëheqjen ishin kjo e pamundur sepse rimbursimi i barnave për pacientët me kancer dhe kushtet për diagnostikim dhe kurat e shtrira në çdo qytet të Shqipërisë nuk ndodhën dhe nuk i plotësuan nevojat dhe se:-“Mendoj se është shumë i rëndësishëm, rimbursimi i plotë i barnave onkologjike. Është e palejueshme, si një vend evropian që do futemi në BE brenda 2030 që barnat onkologjike nuk janë plotësisht të rimbursuara për pacientët e sëmurë me kancer. Kjo është një sfidë e detyrës, por edhe për programin”*, mbetën premtime.
Imazhi dhe skema rilindëse e vuri shpesh herë në provë ministren si në mungesën e disa interpelancave në Kuvendin e Shqipërisë ashtu edhe në prerjen shiritave përurues ku kishte nevojë propaganda dhe përdorimi i qeverisë.
Me zgjedhjen e dorëheqjes Prof. Sala i ka dhënë përgjigje natyrës së ftesës për postin në kabinet që kryeministri Rama ja bëri asaj një vit më parë kur pohonte se :-Mora pak kohë për të menduar. Unë jam racionale si natyrë dhe dua t’i vlerësoj të gjithë indikatorët, ‘pro-s’ dhe ‘con-s’ “*.
Racionaliteti me të mirat dhe të këqijat ndoshta do të kërkojë përsëri pak kohë për të shprehur integritetin profesional. Vlerësimin që Prof. Evis Sala ka marrë qindëshen më të mirë të mjekeve gra në fushën e onkologjisë, “100 Influential Women in Oncology”. Të vërtetat për suksesin personal dhe ato të vërteta që i duhen Shqipërisë për t’i shpëtuar sëmundjes së korrupsionit shtetëror pa u mbyllur mandati i katërt.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
_______
*ATSH- Shtator 2025
*Opinion- Shkurt 2026
2 Shtator, 2026