Një incident ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Vuno. Gazetari dhe publicisti Arjan Konomi është përplasur me truprojat dhe forcat e policisë që shoqëronin kryeministrin Edi Rama.
Konomi është një banor i Vunoit dhe shpesh në rrjetet sociale ankohet për sjelljen e policisë së shtetit që gjobit qytetarët për parkimin e automjeteve të tyre.
Këtë të enjte në këtë fshat kishte ndalur për të pirë kafe kryeministri Edi Rama dhe Konomi tha se eskorta e tij kishte qëndruar në vendin ku ndalohet për qytetarët.
Sipas një rrëfimi që ai ka bërë në rrjetet sociale, Rama e ka thirrur për t’u sqaruar, por pastaj gazetari është përballur me një sjellje agresive nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Më pas Konomi thotë se është shoqëruar në komisariatin e policisë së Himarës ku është mbajtur disa orë.
Gazetari Arjan Konomi shoqërohet në policinë e Himarës për “fajin” se i kërkoi kryeministrit të mos i shkelte standartet pasi policia në Vuno dje gjobiste vendalinjtë për parkim jo adeguat, ndërsa nuk zbatoi të njëjtin standart për familjen kryeministrore dhe eskortën që i parkuan makinat e tyre në vende ku nuk lejohej parkimi.
Arjan Konomit Edi Rama i rrëmbeu telefonin, ia fshiu videot që gazetari kish bërë, gruaja e kryeministrit e sulmoi në mënyrë shumë agresive, ndërsa policia e mori dhe e shoqëroi në komisariatin e Himarës.
Ja video e Arjan Konomit