Dhimbje e thellë për komunitetin Shqiptaro-Amerikan lajmi i ndarjes nga jeta të Lisa Milicaj Bajraktari, e cila ishte një politikane, sipërmarrëse dhe aktiviste e shquar e komunitetit në Nju Jork.
Lajmin e hidhur e njoftoi bashkëshorti i sa, Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.
VOAL – Albanian Parade – Parada Shqiptare, tashmë një traditë e komunitetit shqiptar në SHBA do të zhvillohet të shtunën, më 20 Qershor në rrugën 43-të dhe Avenjunë e 6 në Manhaten – 43rd Street & 6th Avenue – Manhatten. Do të jetë një manifestim i jashtëzakonshëm ashtu si ndodh për vit çdo vit. Këtë vit në krye të kësaj parade do të jetë zonja Lisa Milicaj. Zonja Lisa Milicaj është zgjdhur si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, si gruaja dhe Shqiptarja e pare e votuar si politikane ne shtetin e Nju Jorkut.
Liza Milicaj me origjinë nga Kosova, ka qenë një zyrtare e lartë publike e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë.
Ajo pos këshilltare në Këshillin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mbante edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA.
Lisa krenohet me rrënjët e saj kudo në punë dhe në jetën e saj të përditshme, e prezanton veten si një shqiptare e Amerikës.
Prindërit e saj Jaku dhe Lena kanë emigruar nga Kosova në vitin 1968. Ajo është e lindur në SHBA, por kjo nuk e ndalon të ndjehet plotësisht shqiptare.
Liza Milicaj krenohet me rrënjët e saj shqiptare, por ndërkohë ajo ishte edhe krenari për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA.
Ajo arriti me aftësitë e saj një rëndësi historike për femrën shqiptare si gruaja e parë shqiptaro-amerikane e zgjedhur në një detyrë politike në shtetin e Nju Jorkut. Po ashtu Lisa Milicaj Bajraktari u zgjodh si republikane në Bordin e Qytetit të Pleasant Valley, Nju Jork, duke e bërë atë gruan e parë shqiptaro-amerikane që mbante një detyrë të tillë në shtetin e Nju Jorkut dhe të dytën në të gjithë vendin në Shtetet e Bashkuara.
Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte thellësisht e përkushtuar ndaj komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe në mbështetjen e Kosovës.
Për shërbimin e saj, ajo u nderua, ndër nderime të tjera, me titullin Kalorës i Urdhrit Gjergj Skënderbeu. Lisa MIlicaj Bajraktari mori një vëmendje mbarëkombëtare, kur gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, ajo fitoi vëmendje kur Presidenti Donald Trump citoi një nga mesazhet e saj në Twitter në të cilin ajo e mbronte atë nga kritikat.
Lisa Ishte një sipërmarrëse e suksesëshme. Ajo themeloi dhe drejtoi Agjencinë e Parë të Sigurimeve, Inc. për më shumë se 16 vjet. Pasuri të paluajtshme: Që nga viti 2015, ajo ishte pronare dhe presidente e kompanisë së pasurive të paluajtshme Belmont & Clark, LLC në shtetin e Nju Jorkut.
Për respektin që gëzonte në Komunitetin Shqiptaro-Amerikan, në Paradën e vitit 2015 në New York, në krye të kësaj parade u vendos zonja Lisa Milicaj e zgjedhur simbas traditës si Marshalle e Parades Shqiptare 2015, duke qenë si një ndër aktivistet e shquara në komunitet, e zgjedhur po ashtu edhe në mesin e 150 shqiptarëve më të suksesshëm në librin”Histori suksesi shqiptaro-amerikan”.
Me këtë rast, Marko Kepi tha se Lisa është nga Kosova dhe është Shqiptarja e parë e votuar si politikanë në shtetin e Nju Jorkut, një zyrtare e lartë e njërës prej lokaliteteve më të vjetra të Nju Jorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, e zgjedhur me votat e qytetarëve amerikanë. “Ajo, shtoi Kepi, udhëheqës i kësaj parade, pos këshilltares në Këshillin e Bashkisë të këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, kompani e cila është njohur për përkushtimin e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet të shërbimeve të sigurimit në SHBA”
Ndërsa në vitin 2016 AAWO, Albanian American Women’s Organisation, shqip Shoqata e Gruas Shqiptare-Amerikane “Motrat Qiriazi” që drejtohej nga Dr.Anna Kohen e shpalli Lisa Milicaj Bajraktari “Gruaja e Vitit”.
Në tekstin argumentues Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane bënte vlerësimet për zonjën Lisa Milicaj Bajraktari, duke treguar se ajo shkallët e suksesit i ka ngjitur me djersën e mundin e saj, duke arritur suksese në edukimin e saj, me studime Universitare dhe Master deri tek biznesi i saj të cilën e ngriti si një selfmadewoman, pra me forcat dhe meritat e saj.
Me atë rast Lisa MIlicaj Bajraktari mbajti një fjalë përshëndetëse në anglisht që Voal.ch e ka botuar, që titullohej “Spirit on fire”.
Lisa Milicaj Bajraktari ishte një një emër i nderuar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA, ajo ishte një bijë, nënë, motër, gjyshe, bashkëshorte dhe Amerikane e devotëshme.
Voal.ch që ka bashkëpunuar me zonjën Lisa Milicaj Bajraktari i shpreh ngushëllimet Familjes dhe mbarë Komunitetit.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!
SPIRIT ON FIRE – BY Lisa MILICAJ
Lisa Milicaj nominohet Gruaja e Vitit nga Organizata e Gruas Shqiptaro-Amerikane
PARADA SHQIPTARE 2015 MARSHOI KUQ E ZI DHE ME KRENARI NË ZEMËR TË NEW-YORKUT – Nën tingujt „O sa mirë me qenë shqiptar“