Në qershor të vitit 1970, plot 56 vite më parë, zhvillohej në Meksikë Botërori radhës në futboll. Gumëzhinte RAI dhe TV Beogradi me transmetimin e ndeshjeve të këtij botërori, kurse Qendra Eksperimentale Televizive , ende në shpërgenj, (kishte lindur më 30 prill tëvitit 1960 ) “u servirte” teleshikuesve të gjorë lajme të thata dhe filma kryesisht shqiptarë dhe sidomos kinezë.
Pyeta një nga drejtuesit teknikë, nëse mund të futeshin të paktën kanalet e RAI-t në ekranin e televizionit tonë modest, sepse, për të ndjekur këto veprimtari sportive ndërkombëtare, tifozët kudo në Shqipëri ngrinin antena gjithfarësh. (Një shok nga Korça më tregonte atëherë se një pasdite dimri, kur në Romë po zhvillohej një ndeshje ndërkombëtare futbolli, ishte ngjitur në $atinë e shtëpisë së tij, dhe kishte nisur të lëvizte antenën gjithandej, duke pritur që shokët në dhomën ku qe vendosur televizori, t’i thonin se ku duhej ta vendoste atë . Mirëpo, i tharë së ftohti, e kishte flakur atë me inat tutje në degën e një peme në oborr. “Të lumtë, aty vendose antenën”, – kishte dëgjuar zëra të shokëve). Për të qeshur dhe për të qarë.
“Me një të shtypur të një butoni, e kthejmë kanalet e RAI-t nëekranin tonë ”, – m’u përgjigj drejtuesi teknik. Atëherë vazhdova me pyetjen tjetër, nëse ai, si komunist i vjetër, a mund t’i bënte Thanas Nanos, drejtor i atëhershëm i Radio Tiranës propozimin që ndeshjet e atij botërori të transmetoheshin nga TVSH-ja, me komentimin tim. Iu duk shumë i përshtatshëm ky propozim dhe ia përcolli që atë ditë drejtor Thanasi. Mirëpo, që si pedant dhe tutës, ai e hodhi atë poshtë.
Një mëngjes janari të vitit 1972, në ngrehinen e RTVSH-s ë erdhi papritur Manush Myftiu, anëtar i Byrosë Politke dhe zv. kryeministër, i cili në një mbledhje të organizuar, nuk si se përse shpejt e shpejt, me ton të ftohtë na njoftoi se me vendim të Byrosë Politike të KQ të PPSH-së drejtor i këtij institucioni në vend të Thanas Nanos, që kishte punuar mirë, por edhe kishte pasur të meta me prirjet e tij konservatore, dogmatike dhe pedante, drejtor i përgjithshëm i tij emërohej Todi Lubonja. Ishte periudha kur Enver Hoxha, kishte “liruar disi burgjitë e diktaturës” do të bënte më vonë edhe një bisedë të gjatë me Agim Meron, sekretar i parë i Komitetit Qendror të Rinisë, në të cilën e do ta porosiste në ve$anti që të merreshin masa që rinisë t’i jepej mundësia në mënyrë që, krahas studimeve dhe punës, të zbavitej edhe më shumë me programe kulturoro-artistike, mbrëmje, shfaqje artistike dhe sportive. Dhe për këtë arsye ishte marrë vendimi i zëvendësimit në krye të RTVSH-së të një burokrati me kulturë të kufizuar si Thana Nano, me Todi Lubonjën, që në këtë drejtim kishte horizont të gjerë.
Me të marrë vesh se unë isha në gjendje të bëja komente të takimeve ndërkombëtare, duke përkthyer me kufje në veshë telekometatorët italianë dhe duke komentuar edhe vetë, Todi Lubonja vendosi që ndeshja Itali-Belgjikë, për mënjanueset e Euro ’72-shit, që fillonte në orën 17.00 të datës 26 prill të vitit 1972 dhe transmetohej nga RAI, dhe ndeshja tjetër, Angli-RF Gjermane, që fillonte në orën 20.45 të po asaj dite dhe transmetohej nga TV Beogradi, të transmetoheshin edhe nga TVSH-ja. Me këtë rast zëri i komentatorëve te huaj duhej të zënendësohej me zhurmë nga mjediset stadiumesh.
Të nesërmen lexuesit e gazetave habiteshin kur shihnin se në programet e televizionit tonë të asaj dite ishin programuar dy ndeshje ndërkombëtare. Por se ç’ishin, nuk u shkonte ndërmend.
Kuptohet se pavarësisht se kisha qenë unë “dora vetë” që kisha bërë këtë propozim, kur tashmë këtë Todi Lubonja eia kishte bërë Ramiz Alisë, sekretar i të Komitetit Qendror të Parisë për $ështje ideologjike, që e kishte miratuar pa ngurrim, fillimthi u befasova. Por nuk e pata problem komentimin e ndeshjes së parë nga telekronisti i njohur italian, Nando Martelini, sepse italishten sportive e njihja mirë. Problem pata ndeshjen e dytë. Nga rusishtja kuptoja shumë pak serbisht, por meqë zëri i komentatorit jugosllav si dhe i Martelinit mbulohej nga një zhurmë stadiumesh nga studioja jonë, me ndihmën e shënimeve dhe kurreshtive për futbollin, të marra nga shtypi sovjetik dhe ato që dija, “e hodha lumin”.
Përshypjet qenë sa të befasishme, aq edhe entuziaste, madje euforike , sepse në shumë zona të Shqipërisë RAI nuk shihej dhe komentimi i një ndeshjeje në gjuhën shqipe ishte për teleshikuesit shqiptarë risi e këndshme. Ve$ këtyre, pas transmetimit të ndeshjes së parë, pati nga ata që pandehën se unë kisha shkuar në Milano, ku zhvillohej kjo ndeshje, por, kur dëgjuan zërin tim në ndeshjen e dytë që pa pas dy orësh zhvillohej në Londër, u bindën që komentoja nga TVSH-ja.
Në ditë korriku të vitit 1972, i pata kujtuar Todi Lubonjës se veç ndeshjeve ndërkombëtare të futbollit, TVSH-ja mund të trasmetonte edhe pamje nga Lojërat Olimpike, që do të zhvilloheshin nga 26 gusht deri 11 shtator të atij viti në Mynih të R.F. Gjermane. Atij i pëlqeu ky mendim. Dhe ja një mëngjes, aty fillimi i gushtit, më thirri me ngut në zyrën e tij.
Ç’ kishte ndodhur? Siç më shpjegoi, një ditë më parë në mesoret e Komitetit Qendror, ai ishte takuar me Enver Hoxhën, i cili e kishte përgëzuar edhe për trasmetimet e veprimtarive sportive ndërkombëtare të TVSH-së. Dhe kur Lubonja kishte shtuar se mund të transmetohej edhe Olimpiada e Mynihut, Enver Hoxha menjëherë e kishte miratuar këtë propozim. Ndaj ai më tha që të nisja të përgatitesha për këtë ngjarje kaq të madhe në botën e sportit.
Të them të drejtën, nuk prisja që ne të transmetonim të tëra llojet e garave të kësaj olimpiade, sepse TVSH-ja, ndryshe nga RAI, që kishte tri kanale, transmetonte programet e saj vetëm në një kanal. Prandaj duhej bërë dhe përzgjedhja e atyre llojeve të sporteve që njiheshin nga teleshikuest tanë . Por urdhëri nga lart ishte që Olimpiada të transmetohej e tëra. (Këtu mendoj se u teprua…). Natyrisht, që në orën 18.00 dhe 20.00, si zakonisht do të jepeshin lajmet, në orën 18.30-19.00, emisioni i fëmijëve dhe pastaj tërë hapësirat e programit ditor do të mbulohesin nga transmetimi i olimpiadës, duke shtuar edhe tërë programin e garave të saj, që fillonin që në orët e para të mesditës.
Ishte fjala për të paktën 10 orë e në disa raste edhe më shumë komentime në ditë, që kuptohet se nuk mund t’i a bëja vetëm. Ndaj bisedova më shokë që dinin italisht, madje më mirë se unë. Por ata me keqardhje nuk pranuan, sepse nuk ishin fare të dhënë pas sportit dhe, si pasojë, nuk njihnin terminologjinë sportive.
Pranuan vetëm gazetarët e njohur Napolon Roshi dhe Pirro Naçe dhe specialistët e lojërave me dorë, Feti Borova dhe Kreshnik Tartari. Por edhe ata sipas mundësive të tyre.
Por përpara fillimit të transmetitmit të kësaj olimpiade, u morën këto masa: Gjatë ceremonisë së hapjes së saj, në ekran nuk duhej te shfaqeshin pamje të ekipeve të Bashkimit Sovjetik dhe të SHBA-së. Ato do të zëvendësoheshin me një pllakat, ku të ishte e shkruar: “Lojërat e 19-ta Olimpike të Mynihut”. Gjithashtu, në rast se sportistë të këtyre dy vendeve do të fitonin medaljet e arta, dhe si rjedhim do të ekzekutoheshin edhe himnet kombëtare përkatëse, pamjet e tyre gjithashtu duhej të hiqeshin dhe të zëvendësoheshin po me këtë pllakat. Sot të vjen qeshësh për këto marrëzira të asaj kohe.
Me Borovën komentuam edhe ndeshjen finale SHBA- B.Sovjetik në basketboll për meshkuj, që nisi në orën 12.00 dhe vazhdoi deri në orën 2.00 të mëngjesit, deri atëherë ndeshja më dramatike në historinë basketbollit!.. Dhe kjo, sepse sovjetikët kërkuan pushim, kur kishin mbetur vetëm tri sekonda lojë dhe amerikanët udhëhiqnin me vetëm një pikë. Nuk e kuptoja se ç’mund të bënin ata për 3 sekonda…Por ja që nga vija fundore, me një flurudhë shumë të lartë, një Bjellov ia kaloi topin një Bjellovi tjetër, drejt e në tabelën kundërshtare, që e mbërtheu dhe një lëvizje mashtruese kërceu dhe e futi atë në kosh. Kështu për herë herë të parë B. Sovjetik fitoi medaljet e arta në baskeboll për meshkuj.
Isha përgatitur shumë për këto lojëra. Kisha lexuar plot artikuj, me të dhëna e kurreshti nga shtypi sportiv sovjetik, që, ndonëse me vonesë, vinte ende në Shqipëri, kisha lexuar librin “”Enciklopedia olimpike”, po në rusisht, ku përfshiheshin rezultatët e 6 sportistëve më të mirë në të gjitha llojet e garave të olimpiadave që nga olimpiada e parë, më 1896, në Athinë. Por, megjithë shpjegimet e komentatorëve italianë, që dëgjoja nga kufjet, kishte sporte që nuk i njihja aspak. Ndaj bëja dhe gabime, por edhe ndjonjë gafë, si kjo e mëposhtmja…
Rastisi një mbrëmje që një nga teknikët në pultin e transmetitmit, më shfaqi në ekran një garë me kuaj, dhe për djall, me koment nga skanali jugosllav, pra në serbo-kroatishte, sepse në atë kohë kanalet e RAI-t nuk ishin lidhur me Olimpiadën.
…Në ekran shoh një kalorës të veshur birinxhi, me kilota të bardha, çizme lustrafin, zhaketë e kapele republike, të tëra të zeza, hipur mbi një kalë bardhosh, që nën tingujt e një melodie dhe me hap të vogël dhe ritmik ushtarak, bredhiste kryepërpjetë në një fushë katërkëndëshe, mbuluar me rërë.
Mbi ekran lexoj fjalën dressage,(dresazh), term sportiv në frengjishte dhe anglishte, e cila në italishte përkthehet addestramento, pra, stërvitje. E, meqë kali, siç dukej i komanduar nga kalorësi, vazhdon të bëjë prore ushtarakisht ata hapa, siç bëjnë ushtarët në stërvitje reshtore, së pari drejt e pastaj në një krah anash e pastaj përsëri drejt, por pa komandat: ”Para marsh!”,”Majtas ose e djathtas kthehu!”….. them me mendje se ky kalorës po bën… stërvitje, dhe për çudi me… muzikë, që pastaj të fillojë me kalë garën me kapërcim pengesash, të cilat kisha parë vetëm nëpër filma….
Mirëpo mbeta i habitur, kur pashë se ky “marshim” me hapa të shkurtër të kalit, të grahur nga kalorësi mbi të, vazhdoi disi gjatë!..
Nuk mjaftoi kjo, por befas u dëgjuan duartrokitje dhe pastaj kalorësi zbriti nga kali, doli nga fusha dhe u prit me brohoritje nga shikues të shumtë në tribunat rreth fushës së rërtë…
Sidoqë prej rusishtes, si$ e kam thënë, kuptoja ca “thërime” edhe nga serbo-kroatishtja, në këtë rast asnjë fjalë e komentatorit sllav nuk m’u ngul në tru. Kësisoj, e mbylla komentim tim duke shpjeguar se kalorësi tashmë kishte mbaruar stërvitjen, pra nxemjen, ose atë që quhej “dressage”, që pastaj me kalin e tij bardhosh të fillonte garën e vrapimit me pengesa…
Për fat të mirë, pas pak në ekran u dukën pamje të garave të atletikës, tashmë të transmetuara nga RAI, pra në italishte, dhe unë u çlirova nga kjo sëkëlldi që po më merrte frymën.
Mirëpo të nesërmen e ndjeva veten edhe më të sëkëlldisur, madje edhe të turpëruar, kur një shok që e thante në italishten dhe që njihte dhe sportet kalorsiake, më ftilloi se kisha dërdëllitur broçkulla të mëdha, kur ato lëvizje të kalorësit mbi kalë i kisha quajtur stërvitje para garës me… pengesa.
Dhe kjo, siç më shpjegoi ai, se ky kalorës me komandat që i kishte dhënë kalit me frerët që shtërngonte në duar dhe nën tingujt e asaj melodie, pjesë e programit, kishte mbaruar garën të quajtur “dresazh”, dhe jo stërvitje, a nxemje…
Kështu kali, i nxitur edhe nga melodia, kishte përshkuar figura gjeometrike, me shkronja nga A, C, E,B deri te F,K…që kisha parë në ekran, por pa i kuptuar.
Dhe se së fundi, shtoi ai, se kalorësi që e kishte përfunduar bukur mirë atë garë dhe kishte fituar madje edhe medaljen e artë, ishte… grua gjermane, e quajtur Liselot Linsenhof, e para kalorëse femër, që pas Lojërave Olimpike të Meksikës, më 1968, fitonte për herë të dytë edhe në Olimpiadën e Mynihut, një medalje të tillë në një garë ku bënin pjesë dhe meshkuj.
S’kishte më të madhe lajthitje!..Sapo shkova në zyrë, hapa menjëherë “Enciklopedinë Olimpike” në rusishte që, veç rastit të nëmur të kësaj gare gjatë atyre ditëve, kurrë nuk e kisha ndarë nga vetja, dhe lexova se të tëra ato që më kishte ftilluar ai shoku, ishin të vërteta.
Por, fatmirësisht ai qe i vetmi që ma bëri këtë vërejtje. Dhe kjo, sepse ky lloj sporti, pra, dressage, nuk njihej nga sportdasësit tanë, ose njihej fare pak nga njerëz si miku im…
Sidoqoftë, më 29 gusht, pata kënaqësnë t’u pëcjell teleshikuesve tanë një njoftim shumë të gëzuar: sportisti ynë, Ymer Pampuri gjatë garave të peshëngritjes kishte thyer rekordin olimpik dhe ishte shpallur kampion i botës në stilin e forcës, (127,7kg). (Edhe sot ai është mbajtës i këtij rekordi, sepse pas kësaj olimpiade ky stil u hoq nga garat zyrtare).
Me t’u kthyer në atdhe, e ftova Pampurin në “Rubrikën sportive”, ku ai rrëfeu bukur mirë çaste të kësaj garë emocionuese që, për fat të keq, nuk u transmetua nga RAI.
Ndërkohë, RadioTirana nisi tëtransmetonte edhe këngë të Festvalit Evropian, ( Euro Song), programet artistike të TVSH-së u pasuruan me filma televizivë, të cilët u blenë edhe nga vende të Lindjes. Jo vetëm kaq, por me porosi të Mehmet Shehut, që mbahej si dogmatik i sertë, televizorët të cilët prodhoheshin nga UEM-i, tregtoheshin tashmë bashkë me aparaturën që lejonte të shihej kanali i dytë i RAI-t dhe programet e kanaleve jugosllave, ku transmetoheshin edhe filma perendimorë, sidomos, amerikanë. U lejua madje që Festivali i San Remos i vitit 1972 të shihej në televizorë të vendosur në qendra punedhe prodhimi.
Vimë kështu në Festivalin e 11-të Këngës në RTVSH…Atë nuk e pëlqeu Enver Hoxha. Jo vetem kaq, por, nisur nga ai, filloi një sulm ballor kundër shfaqjeve borgjezo-revizioniste në kulturë dhe art, që kulmoi në Plenumin e 4-t të Komitetit Qendror, (qrshor,1973), në të cilin u dënuan si armiq Todi Lubonja dhe Fadil Pa$rami dhe më pas edhe krijues të talentuar, shkrimtarë, artistë, muzikantë.
E pësuan disi edhe transmetimet e veprimtarive ndërkombtare nga TVSH-ja. Një të mërkurë në mbrëmje të fillim marsit të vitit1973 zhvillohej në Mynih ndeshja e parë $erekfinale e Kupës së Evropës, “Bajern” i Mynihut – “Ajaks” i Amsterdamit.Por, po atë pasdite në Elbasan “Labinoti” vendas ndeshej për Kupën Ballkanike me një skuadër bullgare. Hyra në zyrën e Todi Lubonjës. Po bisedonte me dikë në telefon për një intervistë me rastin e 8 Marsit. Kuptova se baskëbiseduese ishte… Vito Kapo. Zëri i Todit tingëllonte i trishtë. I shpjegova se si duhej të vepronim, të trasmetoninm në mbrëmje të regjistruar ndeshjen e Elbasanit, apo të “Bajernin” kundër “Ajaksit”.
“Këtë të fundit ,- më shpjegoi, – sepse vështirë se ndokush do të ndjekë ndeshjen në Elbasan, të cilën e transmetojmë nesër. Kishte të drejtë.Por dy javë më pas,në mbledhjen e Organizatës së Partisësë së KQ, Enver Hoxha sumoi hapur Fadil Paçramin dhe më pas Todi Lubonjën duke e cilësuar këtë të fundit “deviator të djathtë që “ka përkrahur pikëpamje të theksuara liberale dhe oportuniste, shije estetike moderniste…që u orvat t’i jepte Radio- Televizionit një drejtim thjesht informativ e kulturoro-njohës…që është në kundërshtim me orientimet e Komietit Qendror të Partisë…”. (Enver Hoxha,Vepra, faqe 9, viti 1986).
Në një mbledhje të redaktorëve në Radio-Televizion u përmend e edhe ndeshja e mësiërme në Elbasan, duke e cilësur si “gabim politik”të Todi Lubonjës, sepse ishte ajo ndeshje “kombëtare” që duhej transmetuar nga TVSH-ja dhe jo ndeshja “Bajern”- “Ajaks”,midis skudrash “borgjeze “. Më vonë u kritikova edhe unë për prirjen time për “ komente edhe me të dhëna historiko-sportive dhe figura letrare”.
Në një ndeshje midis “Barcelonës” dhe “Ajaksit” për Kupën e Evropës në shkurt të vitit1974, u kritikova këtë radhë drejtpërdrejt edhe nga Kadri Hazbiu, ministër i Brendshëm, sepse kisha vënë në dukje se në stadiumin “Kamp Nou” të Barcelonës kishin zbritur rreth 30 mijë tifozë holandezë, për të mbështetur skuadrën e tyre, kuriozitet që e kisha dëgjuar nga goja telekomentatorit italian që komentonte atë ndeshje. Kritika, sipas ministrit të Brendshëm, lidhej me faktin se unë tërthor vija në dukje nivelin e lartë ekonomik të holandezëve, që kanë shumë para, edhe për të ndjekur skuadrat e tyre në vende të huaja.
E pësuan edhe transmetimet televizive të veprimtarive sportive ndërkomëtare në TVSH, duke u nisur nga Botërori i Futbollit i vitit 1974. Gjatë transmetimit të tyre, u hoq zëri i komentatorit italian së bashku me atmosferën e stadiumeve. Teleshikuesit ishin kështu të detyruar të dëgjonin vetëm zërin tim, si të komentoja në një hapësirë të shurdhër dhe funebre nga një planet tjetër. Ndaj ata dëgjonin vetëm hyrjen time me kuriozite që përgatisja për ndeshjet e botërorit dhe kalonin pastaj në kanalet e RAI-t, nga ku merreshin pamjet e këtyre ndeshjeve, tashmë të thata, si të vdekura.
Ja kështu u katandisën edhe transmetimet e veprimtarive sportive, të marra nga kanalet e huaja dhe të transmetuara nga TVSH-ja në vitët e zymta të diktaturës komuniste.