Mungesa e ceremonialit zyrtar ne Pallatin Elysee si parakalimi i gardes, pritja ne hyrje, prezantimi i delegacioneve dhe fotot zyrtare protokollare deshmon qarte se takimi i fundit mes Edi Rames dhe Emmanuel Macron ishte rreptesisht privat dhe jo-zyrtar.
Kushdo qe kujton viziten e meparshme zyrtare te Rames ne France, ose qe njeh rregullat strikte te protokollit francez, e dallon menjehere diferencen. Parisi thjesht i beri nje nder personal kryeministrit shqiptar, por pa shkelur etiken shteterrore. Nderkohe, makineria propagandistike ne Tirane e shiti kete si nje vizite shteterrore.
Mashtrimi nisi nga televizione kombetare si Top Channel, te cilat manipuluan opinionin publik. Per kete dezinformim masiv, shoqatat e medias ose zyrat ligjore duhet t’i drejtohen AMA-s per te kerkuar protokollin zyrtar te Kryeministrise, ose ta ndjekin ceshtjen ne rrughe gjyqesore.
Tri arsyet e pritjes private ne Elysee
.
Macron pranoi ta takonte Ramen ne nje moment krize per kete te fundit, i shtyre nga tri interesa specifike:
1. Titulli “Legjioni i Nderit”: Si mbajtes i ketij urdhri te larte francez, Rama gezon te drejten protokollare per t’u pritur ne takim. Si nje lider frankofon, ai ka mbrojtur vazhdimisht interesat e Frances ne Shqiperi, duke krijuar nje detyrim moral per Parisin zyrtar.
2. Interesat ekonomike (Rasti “Vinci”): Kompania prestigjoze franceze “Vinci”, e cila u sdis kualifikua nje vit me pare nga KPP per nje lapsus teknik tarifash, mund te jete rikthyer ne loje. Ne pozitat e veshtira ku ndodhet, Rama mund t’ u kete premtuar francezeve projekte te medha si ai i Portit.
3. Gjeopolitika e Macronit: Franca po perballet me tensione dhe antagonizem brenda BE-se me Gjermanine, Italine dhe Spanjen. Per te rritur ndikimin e saj, Parisit i duhet te afroje rreth vetes aleate te rinj ne Ballkan, perfshire Shqiperine.
Ndikimi ne SPAK dhe laku rreth Kryeministrit
.
Ndryshe nga Berlini apo Uashingtoni, Franca ka shume pak influence mbi SPAK-un. Rezultatet e deritanishme te Prokurorise se Posacme flasin vete: dy ish-kryeministra nen akuze, kryetari i bashkise me te madhe ne vend, si dhe nje ser i ish-zv.kryeministrash e ministrash pas hekurave ose te pandehur.
Rama e ka kerkuar kete takim me ngulm permes kompanive te lobimit apo kontakteve direkte sepse e di qe thirrja e tij ne SPAK eshte vetem ceshtje kohe. Kete e konfirmojne disa tregues te forte:
Modeli Rajonal:
.
Ne Kroaci, Rumani e gjetke, kushti kryesor per integrimin ne BE ishte goditja e kokes se korrupsionit (Kryeministrit). Shqiperia nuk do te beje perjashtim.
Precedenti “Berisha”: Marrja e paraardhesit te tij si i pandehur per vendime kolegjiale (rasti “Partizani”), pa pasur deshmi direkte apo pergjime, e ka tmerruar Ramen, i cili ka nisur hapur mbrojtjen juridike ne publik.
Izolimi ne Kryeministri:
.
Progresi drejt BE-se varet teresisht nga kulmimi i punes se SPAK-ut. Rrezimi i njepasnjeshem i bashkepunetoreve te tij tregon ngushtimin e lakut. Kryeministria ka mbetur pa “heronjte” e dikurshem qe ekzekutonin aferat, dhe zerat thone se as Zv.Kryeministrja aktuale nuk pranon me te firmose.
Falimentimi i Partise Socialiste
.
Ne rreshtat e pare te PS-se ka mbetur vetem Taulant Balla, fatit te te cilit shpejt mund t’i vije rrotull nje flete-arresti. Sot, PS eshte de facto nje parti e falimentuar politikisht, pa asnje figure kredibile per te ardhmen. Personazhet si Elisa Spiropali nuk jane gje tjeter vecse produkte groteske te nje pushteti qe po ha vetveten, duke sherbyer me shume si “meme” per publikun sesa si alternative serioze politike.
Perfundimi:
As operacionet e lobimit dhe as diversionet e qellimshme (si levizjet me flamurin e Izraelit) nuk do ta shpetojne Edi Ramen nga hetimi zyrtar. E vetmja e panjohur mbetet koha se kur do te veproje SPAK-u. Ka gjase qe levizja te ndodhe kur ujerat politike dhe protestat te qetesohen, ne menyre qe SPAK te deshmoje maturi institucionale dhe te tregoje se vepron mbi bazen e shtetit ligjor, e jo nen presione te jashtme apo si nje prokurori politike.