I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ Taulant Koplikaj, autori i intervistës me kryeprokurorin italian thotë se Nicola Gratteri, ka nisur një agjendë të qartë duke hedhur sytë drejt Tiranës, me fokus të veçantë te kullat e larta dhe resortet bregdetare, ‘parajsë e sigurtë’ për t’u pastruar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.
Ndërkohë një heshtje e frikshme po mbizotëron në mediat shqiptare përballë realiteteve dhe zullumeve që po ndodhin çdo ditë në vend.
Taulant Koplikaj: Gratteri është njohësi absolutisht më i mirë i ‘Ndrangheta-s, mafias kalabreze. Duke qenë vetë nga ajo zonë, duke njohur mentalitetin e atij vendi, ka një databazë të frikshme të kockave mafioze të ‘Ndrangheta-s. Ndërkohë, për shkak të ndërhyrjes së politikës dhe përplasjeve që ka pasur vazhdimisht me drejtuesit dhe ministrat e linjës, ai është dërguar si kryeprokuror në Napoli, ku ka një mafia tjetër, mafian kampane (Camorra). Dhe diskutimi është ky: Camorra është më e mbyllur dhe më e dritëshkurtër se ‘Ndrangheta, luan shumë në territorin e saj. Ndërsa ‘Ndrangheta është ndërkombëtarizuar. Camorra nuk ka shumë nevojë të bëjë bashkëpunime me shqiptarët, ndërsa ‘Ndrangheta është një ‘joint venture’ mjaft interesante, bën nënkontraktime me shqiptarët të cilët sjellin ngarkesat nga Amerika Latine nën bekimin e Ndraghetas.
Aty ishte një hetim për mafien e zonës së Lacios. Në Romë sipas Gratterit, ka një rritje të frikshme të mafias shqiptare e cila bashkëpunon shumë ngushtë me dy familjet më të mëdha mafioze të Romës, Casamonica dhe Spada. Kanë marrë rol lideri në zonën e Lazios. Kjo besoj me kalimin e kohës do t’ia dëgjojmë zhurmën. Jemi në një mafia kapitale, jemi në zemër të Italisë.
Flavio Qarri: Mediat shqiptare e citojnë shpesh herë Gratterin, e kanë atë një portret. Si e patë reagimin dhe përhapjen e intervistës së fundit të Nicola Gratterit?
Taulant Koplikaj: Përveç Syrit, ka patur po disa portale që e kanë përcjellë, por nuk bëhet fjalë për mediat kryesore, asnjëherë. Dhe kjo nuk është hera e parë. Emisionin tonë, të Plugut, janë bërë disa investigime që duhet të trondisnin të gjitha mediat. Shohim që jemi në një habitat të mbyllur mediatik, ku investigime shumë të forta, me shumë miliona euro përcillen në disa portale që në njëfarë mënyre e ruajnë pavarësinë e tyre. Por ama në mediat kryesore ka një heshtje totale për çdo gjë që ndodh kundër kësaj qeverie. Rasti i fundit ishte pengmarrja e një njeriu në mes të ditës përballë policëve. Ajo është e frikshme.
Më ka bërë përshtypje deklarata tronditëse dhe e pamendueshme e një njeriu në një media… ‘Nuk do ta gjesh as në Kolumbi atë që thotë ai’ – tha që s’ka asgjë të keqe të pastrohen paratë. Kemi heshtje të frikshme përballë disa realiteteve që i shohim me sy dhe i investigojmë. Dhe kjo po zgjat shumë. Dhe nuk e di me çfarë pafytyrësie disa analistë dalin nëpër studio televizive dhe e justifikojnë.
Flavio Qarri: Nicola Gratteri ka një agjendë, është një njeri i zgjuar, jo më kot del e flet për kullat në Tiranë, edhe në… edhe resortet më duket u përmendën. Tani, a ka një plan, një aksion ndaj tyre? Se ai do gjurmojë paratë e mafies sigurisht. Mendon se po vjen një moment i rrezikshëm për këtë?
Taulant Koplikaj:Në qoftë se këto hetime, që ka hetime në proces nga pala italiane kjo s’diskutohet. Në qoftë se këto hetime çojnë në lidhje të grupeve mafioze, pra të mafias kryesore italiane, me njerëz me influencë në Shqipëri, qoftë edhe politikanë, por edhe me lidhje të mafiozëve shqiptarë rezidentë në Itali, pra që jetojnë, që kanë krijuar bazat në Itali, me persona me influencë në Shqipëri, atëherë jemi përpara një furtune që nuk dihet se si do t’i shkojë fundi. Por gjithmonë, duke pasur parasysh që ai është një kryeprokuror i antimafies italiane, duhet të jenë gjithmonë këto lidhje, siç thashë, të jenë mafiat kryesore që operojnë në Itali, pra që të kenë lidhje këtu…