Një grua e re sëmuret dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale.
Gjatë operacionit, ajo sheh Zotin dhe pyet: “A do të vdes?”
Zoti e qetëson: “Mos u shqetëso, ke ende 40 vjet, 2 muaj dhe 5 ditë për të jetuar.”
Me t’u zgjuar nga operacioni, gruaja shfrytëzon momentin e shërimit për t’i bërë edhe një ndërhyrje kirurgjikale, mbushëse buzësh me silikon dhe liposuksion. Ajo ka ende një jetë të gjatë për të jetuar dhe dëshiron të përmirësojë pamjen e saj.
Pas operacionit të saj të fundit kozmetik, ajo del nga spitali, por ndërsa kalon rrugën, ajo goditet nga një makinë dhe vdes menjëherë.
Kur ajo qëndron para Zotit, ajo pyet, disi e bezdisur, “A nuk më premtove se do të kisha edhe 40 vjet për të jetuar? Pse nuk më shpëtove?”
Zoti përgjigjet shkurt: “Më vjen shumë keq, por nuk të njoha!!!”