PPNEA – Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri bën thirrje:
“Të nderuar përfaqësues të medias,
ju ftojmë të na bashkoheni dhe të pasqyroni protestën kundër shkatërrimit që po vazhdon në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro–Nartë.
Nën thirrjen “NDALONI MASAKRËN NË VJOSË–NARTË!”, qytetarë, aktivistë dhe organizata do të mblidhen për të kërkuar ndalimin e menjëhershëm të ndërhyrjeve shkatërruese në një nga ekosistemet më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë.
Ditën e nesërme, më 26 Maj 2026, në orën 14:00, do të protestojmë para Ministrisë së Mjedisit, Tiranë.
Masakra në zemër të Vjosë–Nartës po vazhdon, ndërsa institucionet heshtin dhe shmangin përgjegjësinë. Përmes kësaj proteste do t’i kërkojmë Ministrisë së Mjedisit të ndërhyjë urgjentisht dhe të detyrojë institucionet përgjegjëse të ndalojnë shkatërrimin e Zonës së Mbrojtur.
Prania dhe pasqyrimi juaj mediatik është thelbësor për të ngritur zërin publik dhe për të sjellë vëmendje ndaj kësaj çështjeje me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare.”