Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Fitorja e gjermanëve, por nderi i holandezeve”,- ky ishte opinoni i përgjithshëm i shtypit botëror pas kësaj ndeshjeje.
Në sekondën e 50-të Fogsti nuk arrin ta frenojë Kruifin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh hollandezët udhëheqin 1-0. Por kur e njejta skenë përsëritet para portës holandeze, Hënesi, po me 11-metërsh, barazon. ”Kur shënova golin e dytë,- tha gjermani Myler pas ndeshjes,- e ndjeva se do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.
Ishte lajtmotivi i “Shturm und drangut”, (gjermanisht-stuhi dhe vrull), të 20 vjetëve më parë, pikërisht më 1954, që aq shumë u përfol, sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë, e cila kishte sjellë si përfundim një fitore të diskutueshme në shtypin botëror.
Me këtë triumf, Gjermania Perendimore dëshmoi se pas Brazilit, tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzulit tokësor në futboll: dy herë kampione e botës, (1954,1974), dyta më 1966, e treta më 1970, e katërta më 1958 dhe në çerekfinale më 1962.
Gjermania- Majer, Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hënes, Grabovski, Myler, Helcenbajn;
Hollanda- Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen, (De Jong), Haan , Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep, Kruif, (Van de Kerkof), Renzenbrink.
Gjyqtar, Teilor, (Angli)
Golshënuesi i më i mirë-Lato (Poloni), 7 gola