Luigji u nis për një udhëtim të gjatë pune, por prapë arriti të kthehej më herët se sa pritej dhe është gati të mbërrijë në shtëpi.
Pas një muaji larg shtëpisë, ai duket i çrregullt; madje i është rritur një mjekër mjaft e gjatë dhe e dendur.
Sapo kalon pragun, gruaja e tij vrapon drejt tij dhe e përqafon me pasion!
Luigji habitet nga dashuria që gruaja e tij nuk ia ka treguar kurrë më parë, kështu që pyet i hutuar:
“Zemër, pavarësisht mjekrës, më njohe… Nuk kam ndryshuar shumë!”
“Ah!!!” thërret gruaja e tij e habitur, “Je ti?!!”