Ndoqa intervistën e Vuçiç dhënë Rory Stuart & Alastair Campbell në Beograd!
Dua të ju kujtoj lexuesve të këtij shkrimi që Alastair Campbell ka qene zëdhënës dhe spin-doktor i Toni Blair kur ky i fundit ka qenë kryeminister, ndërsa tani është këshilltar i jashtëm i Kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Disa përfundime dolën lehtësisht nga intervista;
1 – Ai vazhdon viktimizimin të cilin e ka bërë në vazhdimësi që kur është shfaqur në skenën politike serbe.
2 – Letra e përbashkët e Vuçiç-Rama dërguar Bashkimit Europian tregoi edhe njëherë qëllimin e tij për të pranuar një atashim në BE që merr investime të barabarta por pa të drejte vetoje që arrin dy qëllime;
– a) Shmangien e artikullit 35 të anëtarësimit që fal të drejtën e VETOS në BE në këmbim të mos njohjes së Kosovës!
– b) Përmes këtij blloku lindor të dorës së dytë të BE-se të realizojë atë me të cilin dështuan përmes Ballkanit të Hapur pra Neojugosllavinë e re por kësaj radhe me aminin dhe financimin e Bashkimit Europian.
Vuçiç ashtu siç e dinim na konfirmoi edhe njëherë se Ballkani i Hapur ishte ide e tij.
Qoftë Ballkani i Hapur qoftë NeoJugosllavia e re BE-iste kanë qëllim kryesor absorbimin e Kosovës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë brenda Serbisë.
Ajo që është tronditëse dhe duhet të ngrejë alarmin tek çdo shqiptar është se bashkēpunëtor i Vuçiçit në këtë projekt serbomadh e thellesisht antishqiptar është Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.
3 – Vuçiç nuk e fshehu synimin e tij për të aplikuar rrokadën “Putin-Medvedev” në Serbi pra për tu bërë kryeministër i Serbisë me një president kukull pas mbarimit të mandatit aktual!
4 – Vuçiçin gjatë gjithë intervistës e shoqeroi dashuria e tij për Edi Ramën emrin e të cilit e përmendi me shumë ndjesi pozitive disa here herë gjatë intervistës së tij.
Ai nuk foli asnjë sekondë për familjen e tij por dukshëm i shkëlqente fytyra kur përmendte emrin e Edi Ramës!
Jo vetëm politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë jua rekomandoj fort këtë intervistë por ajo vlen për të gjithë shqiptarët për të kuptuar se ku është mpleksur kryeministri i Shqipërisë e pse ai e ka bërë lesh e li klasën politike të Kosovës e në veçanti opozitën e saj!