I ftuar në edicionin ‘Ora 19’ me moderatoren Armela Ferko, gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj ka shpjeguar me detaje pasurinë e ish-drejtoresësh së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Ai ka treguar rrugën dhe emrat që kanë ndërruar apartamentet dhe pronat për të ardhur deri tek Karçanaj.
‘Ka emra risi, siç është i njohuri prej biznesmenëve që përfshihet edhe kohët e fundit, kryesisht në tendera, që kanë të bëjnë me investime të punëve publike. Ka emrin e Daniel Shimës, që po flitet gjerësisht që është një bashkëpunëtor i drejtësisë, ka akuza të ngjashme me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, por çuditërisht nuk ka një masë sigurie apo një status të të pandehurit.
Për të mos u zgjeruar po ndalemi tek Mirlinda Karçanaj.
Janë disa episode të pasurive të saj. Së pari, dua ta nis paralelisht me faktin që përcjell në retrospektivë atë çfarë deklaronte kryeministri, hallëxhesha, pagatorja e pa patenta, e pa makina, e pa banesa, në mëshirë të nënës së saj që e strehonte. Na rezulton sipas kësaj dosje hetimore që është një person që jeton mes luksit dhe pushtetit. Për t’u ndalur konkretisht tek pasuritë, është Orest Sota, që është marrë në pyetje pak kohë më parë, i njohur si një biznesmen kontravers, lidhje e afërt e biznesmenit tjetër në kërkim, që e pranon edhe vetë në dëshminë e tij, Ergyus Agasit, i shet një apartament shtetasit Genci Shimës.
Vlera e tij është 370.000 euro, bashkë me një garazh. Subjekti i hetimit pasuror të SPAK-ut ka qenë kryesisht apartamenti. Rivlerësimi në 2021-shin, pra të kësaj vlere 370.000 euro, është 485 milionë lekë. Çfarë nuk konvenon, në, në referencat e çmimeve të tregut. Këtu krijohet dyshimi i arsyeshëm thotë SPAK për të parë dhe për t’u thelluar më tej se kemi të bëjmë me një tentativë ndoshta për të fshehur pasuri.
Shima ja jep me qira Mirlinda Karçanajt, për vlerën 600 euro, por thotë në një farë mënyre se ë, nuk e njeh Karçanajn. Pra, ndonëse kishte një kontratë qiraje, paguante 600 euro, u bë një kontratë pastaj, mos gaboj, pakvjeçare, për ta shtyrë në, për, për, një pjesë të qirasë u pagua bashkë e të tjerë me radhë, por janë detaje që nuk përbëjnë rëndësi, por në përfundim, SPAK arrin në përfundimin që kjo është një pasuri e Mirlinda Karçanajt.
Në 2017-ën ka lëvizje për një apartament në rrugën e Kavajës, në sipërfaqe 73 m². Shitësi është Bledar Lika. Blerësi është Rafael Bistri, që merr 30.000 euro hua nga Erisa Malellari, merr një vlerë tjetër prej 50.000 eurosh nga Andi Spahiu, që është një nga personat nën hetim dhe nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme së bashku me Karçanajn.
Bistri ia shet apartamentin blerëses tjetër, Enxhi Shima, që është motra e Daniel Shemës, në shumën e 48.000 eurove. Një vit më vonë, Enxhi Shima ia shet apartamentin Gjenoveva Karçanajt, nënës së Mirlinda Karçanajt, për 5 milionë lekë të reja. Enxhi Shima, siç e theksuam, pra hyn në këtë skenë, në dyshimet që kryen lëvizje në emër edhe të vëllait të saj apo duke shfrytëzuar kontaktet, meqënëse ishte zyrtare e AKSHI-it.
Apartamenti që Rafael Bistri blen 78.000, 78.000 euro, pra përmes këtyre huave që përmendëm e të tjerë me radhë, në mars të 2019-ës, me para që i kishte marrë hua, ja shet nënës së Karçanajt 5 milionë lekë të reja. Ndërkohë që ne e dimë shumë mirë se si shkon tregu i pasurive në Shqipëri, që vetëm nënvlerë nuk shkon me kalimin e kohës.
Për t’u ndalur tek një episod që është tepër komik, përveçse edhe tragjik njëherësh. Po, se ne po përzgjedhim disa më të rëndësishmet. Ram Basha. Blen një pasuri në vitin 2023, ja blen Enxhiana Alimetës. Vlera e pagesës është 100.000 euro.
Alimeta ja kishte blerë këtë pasuri më përpara një gazetari të njohur në 2019-ën për 169.000 euro afërsisht. Alimeta theksoj, është punonjëse e kompanisë Soft & Solution SHPK, tek Ermal Beqiri, po që del edhe pas emrit të Arjola Koromanit.
Nuk gjendet akti noterial i kontratës, përpiqet SPAK-u të hulumtojë e të tjerë me radhë. Alimeta thotë, SPAK s’kishte fonde të mjaftueshme për ta blerë apartamentin në Qerret, për këtë shkak, janë marrë hua nga Koromani. Dalim në përfundimin, thotë Prokuroria e Posaçme, që kjo pasuri është gjithashtu e Mirlinda Karçanajt.
Për t’u zgjatur dhe për t’u sqaruar këtë pronën tek Laguna Blu në Qerret, Karçanaj ëh, ka një apartament aty me dupleks, në Qerret, aktualisht në emër të Ram Bashës. Po çfarë thotë Ram Basha? Ai thotë se apartamenti është blerë Enxhiana Alimetës thotë që është rreth 100 metra katrorë, e kam blerë 100.000 euro, s’e di kush është noteri, kush është shitësi, ku i kam marrë paratë, cili ka qenë interesi im, thotë nuk e di se cili ka qenë, thjesht e di që e kam blerë atë apartamentin, nuk kam qenë kurrë në shtëpi që bëhet fjalë, nuk kam qenë kurrë në Qerret, madje unë nuk kam qenë thotë kurrë në Durrës, jo më ç’doja në Qerret.
Dhe thotë se lekët për këtë pronë m’i ka dhënë Sokol Parllaku. Administratori i pallatit thotë se si pronare njihet Enxhiana Alimeta. Në emër të saj vinte Florjan Mlylyku. Është një tjetër shtetas që ka qenë subjekt i hetimit të prokurorisë dhe është marrë në pyetje ku fillimisht ka thënë që nuk di gjë fare.
Pastaj kur janë vënë disa materiale përballë, ka thënë, ju kërkoj shumë ndjesë që ju gënjeva dhe ka filluar të rrëfehet. Pagesat e mirëmbajtjes në emër të Karçanajt, ka qëndruar këtu deri në gusht të 2025-ës, pra për disa kohë, për disa vite. Më pas ja çova të gjitha rrobat dhe materialet që i kishte tek banesa që kishte marrë tek rruga e Kavajës.
Alimeta ma kërkoi thotë Koromani, të firmosja kontratën e blerjes së apartamentit, e firmosa në mirëbesim dhe kishte dëgjuar Ermal Beqirin që këto apartamente bliheshin për shkak të punës që ne kishim bërë te kompania Soft & Solution dhe kompanitë e tjera që ishin në posedim të drejtpërdrejtë ose të ndërsjelltë të biznesmenëve sot në kërkim, dhe të shkretët punëtorë, të paktën sipas këtij pretendimi, kishin menduar që këto apartamente bliheshin për të shpërblyer dhe kompensuar punën e tyre, por që ju ka rezultuar një hava e madhe, me halle e tefterë të mëdha.
1500 m² janë në përfundim…
Ullinj, Gjenoveva Karçanaj, është interesante, ja blen Olta Xhabrahimit në 2020-ën për 2.250.000 lekë. Më pas, përmes trashëgimisë Tani na del që kjo Gjenoveva e blen atë hapësirë, sipërfaqen prej 1500 m² në një zonë të lakmuar si ullishte në Sauk dhe ja kalon Mirlindës, të bijës, drejtoreshës së AKSHI-t, gjynahqares, pa apartament, pa makinë, pa patentë.
Ja kalon me trashëgimi, akt ligjor trashëgimie. Jemi tek rasti i fundit, automjeti Volksëagen, në porosi të Artan Babaramos, e blerë në 2017-ën nga Kozeta Leka për 9000 euro. Shikoni se ku, kush është vlera reale e këtij automjeti. Leka e ka blerë nga Erisa Melollari, del prapë në skenë kjo Erisa, 10.000 euro. Pra e ka blerë, sikur të ishte, ta kishte blerë 10.000 euro, ta kishe shitur 9.000 euro, të thotë njëri në rrugë, t’ia tregosh këtë muhabet, o budalla çfarë po thua? Pse e bleve kur dole me humbje 1.000 euro? Por nuk janë kaq në fakt.
Melollari e ka blerë në 2016-ën nga Porsche Albania 38.700 euro. Pra një makinë që ia shet 9.000 euro në përfundim edhe ajo shitja duket se është fiktive, është dhuratë për ato tendera që jepnin, është 38… 1.700 euro.
Ndërkohë që diferenca e çmimit është 29.700 euro. Leka ka dhënë një dëshmi interesante, është punonjëse gjithashtu e këtyre kompanive që merrnin tendera dhe thotë: e kemi diskutuar bashkë me këto dy koleget e tjera, Koromani dhe siç ishte kjo Melollari, edhe e kemi thënë që do të hapim një kompani tonën, do të marrim pjesë edhe ne në procedura, se kanë parë ç’bëhet edhe kanë menduar që u bë deti kos’, tha gazetari Fatjon Gjinaj në SYRI TV.