E pranojmë në heshtje, tani është vonë,
s’ke ç’bën ti, s’kam ç’bëj as unë,
me që e nisëm, hajt ta mbarojmë,
sa mirë që jemi në të njëjtën udhë.
Sa mirë do ish të kthemi prap,
atje, ku u pamë për herë të parë.
Unë do them: “gjej një tjetër, më ler rehat”,
ti do thuash: “je budall dhe i marrë.”
Atje, ku u pamë, është shumë larg,
po të vdes në mes të rrugës, unë do them:
“je nuse me fat,” ti do thuash:
“kudo të shkosh, pa mua, do humbësh.”
Sikur të shkojmë ca më tej, ku ngjizëm fëmijët, e s’kishe kohë,
do më puthë njëra, tjetra përtej, do bëjë ca shenja me sy e dorë.
E di, e di, tani është vonë, ti s’ke ç’bën, s’kam ç’bëj as unë,
me që e nisëm, hajt ta mbarojmë, sa mirë që jemi në të njëjtën udhë.