Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij një seancën e sotme plenare i është drejtuar socialistëve duke i thënë se “iu ka dalë boja”, pasi po mbrojnë të korruptuarit, duke përmendur këtu zv.kryeministren Belinda Balluku.
“Jeni këtu në mbrojtje të Belinda Ballukut, ndërkohë që SPAK e do të arrestuar. Ndërkohë që SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, jeni këtu duke e mbrojtur të korruptuarit”, tha ai.
Më tej, deputeti theksoi se edhe Balluku qeshte dhe tallej me qytetarët, por tani i ka ikur buzëqeshja, pasi SPAK e do të arrestuar.
“Ashtu qeshte dhe Belinda Balluku, por i ka ikur buzëqeshja Ballukut, e keni parë”, tha ai, ndërsa i cilësoi socialistët si “vegla të Belinda Ballukut, ish-drejtorë të saj”, që e mbrojnë në Kuvend.
Agron Shehaj: Ju ka dalë edhe boja, jeni këtu në mbrojtje të Belinda Ballukut, ndërkohë që SPAK e do të arrestuar. Ndërkohë që SPAK ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, jeni këtu duke e mbrojtur të korruptuarit.
Ju ka dalë boja, nuk keni më turp. Vini dhe talleni, ndërkohë qytetarët shqiptarë, që ua keni bërë jetën të pamundur, kanë pasur vetëm një mundësi, të largohen. Kjo është, vazhdoni dhe talluni, por ta dini që iu ka ardhur fundi nga drejtësia. Ashtu siç qeshni ju këtu, qeshte Xhaçka, por nuk e shoh më të qesh. Kështu qeshte dhe Erion Veliaj, por nuk është më.
Ashtu qeshte dhe Belinda Balluku, por i ka ikur buzëqeshja Ballukut, e keni parë. Ju që jeni thjeshtë vegla të Belinda Ballukut, ish-drejtorë të Belinda Ballukut që vini këtu e mbroni. Nuk nderoni veten duke mbrojtur të korruptuarit. gsh