Ka përfunduar gjyqi për padinë për shpifje që Adriatik Lapaj, kreu i “Shqipëria Bëhet”, i kishte bërë Agron Shehajt, kreut të Partisë Mundësia.
Gjykata e shpalli Shehajn të fajshëm për fyerje duke e dënuar me një gjobë prej 300 mijë lekësh (ose 3 milionë lekë të vjetra).
Në vendim theksohet se akuzat e Shehajt nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa deklaratat e tij janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt.
Kujtojmë se Shehaj kishte hedhur akuza të rënda ndaj Lapajt. Në shkurt të vitit të kaluar, ai e akuzoi Lapajn si sekser dhe manipulues pronash në jug të vendit dhe hodhi akuza për lidhje me krimin e organizuar.
Adriatik Lapaj reagoi publikisht, duke e cilësuar çdo akuzë si të pavërtetë dhe duke e paditur Shehajn në gjykatë. Pas disa muajsh proces, drejtësia vendosi në favor të Lapajt, duke e shpallur Shehajn fajtor për fyerje dhe duke e dënuar me gjobë.