Detaje të reja kanë dalë në dritë nga shopping-u i muajit, për të cilin protagonistë janë zyrtarët e Ministrisë së Infarstrukturës dhe Energjisë, me në krye Belinda Ballukun. Kjo e fundit, përveçse i punëson të preferuarit e saj dhe i jep poste me shumë rëndësi, duket se krijon edhe lidhje personale me ta, pasi blerjet me vlera të frikshme tek Ralph Lauren në Athinë, i bën edhe në sy të tyre, se ka aspak problem.
Mirëpo, me Belindën për shopping në Athinë, nuk ka qenë vetëm Arbër Avrami, administartori i Albgaz, por edhe një zyrtare tjetër e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila, na raportohet se është më e afërt me Arbër Avramin, sesa është ministrja vetë.
Megjithatë, këtë herë ata kanë zgjedhur ta bëjnë shopping-un të tre, duke formuar një treshe të fortë të shpenzimit të parave të shqiptarëve. Mësohet se zyrtarja tjetër, e cila duket në foto me kurriz, është Sindi Dushku, drejtoresha e kabinetit të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për më tepër, Dushku është kushërira e ministres së jashtme, Olta Xhaçkës, dhe ndoshta me siguri atje ka bërë ndonjë blerje të mirë për vajzën e tezes.
Thënë shkurt miq, gjithçka ndodh brenda sektit të tyre. Paratë e shqiptarëve shpenzohen në firma të shtrenjta dhe lidhjet personale i menaxhojnë si të duan ata, ndonjëherë treshe dhe ndonjëherë dyshe, e rëndësishme është të mos zbulohen.
