Bashkimi Evropian në Kosovë i ka shpërblyer gazetaret e Radios Evropa e Lirë me një çmim për gazetari hulumtuese, gjatë një ceremonie të mërkurën në Prishtinë.
Gazetaret Sandra Cvektoviq dhe Doruntina Baliu fituan vendin e tretë për gazetari hulumtuese për vitin 2025, të cilin e ndanë me Saranda Ramajn e Koha.net.
Cvektoviq dhe Baliu u shpërblyen për shkrimin e tyre me titullin, “Shitblerje të dyshimta e uzurpime – Lufta e pasuksesshme për kthimin e pronave në Kosovë”, i botuar në prill 2024.
Në hulumtimin e tyre, ato sjellin rrëfimet e serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës për luftën e pasuksesshme për t’i kthyer pronat e tyre të humbura menjëherë pas luftës së viteve 1998-’99 në vend.

Ndërkohë, çmimin kryesor për gazetari hulumtuesi për vitin 2025 e mori Ardiana Thaçi nga Klan Kosova.
Besian Beha i portalit Nacionale zuri vendin e dytë.
Çmimet e BE-së për gazetari hulumtuese 2025 ishin pjesë e projektit “Forcimi i Gazetarisë Cilësore në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi II”, dhe shënuan vitin përfundimtar të iniciativës.

