Klodiana Lala
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë publik një njoftim në rrjetet sociale, ku thekson mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për institucionet shqiptare që luftojnë krimin e organizuar.
Ambasada deklaron se “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.
Sipas njoftimit, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët angazhohen në mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kanë përfunduar së fundmi një trajnim taktik të nivelit të lartë të organizuar nga Shërbimi Sekret i SHBA. Trajnimi u zhvillua në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të SHBA në Budapest.
Ambasada nënvizon se përveç trajnimeve, SHBA ofron edhe pajisje taktike për forcat mbrojtëse shqiptare, si dhe zhvillon rregullisht programe bashkëpunimi me profesionistët që mbrojnë zyrtarët e drejtësisë në vend.