Miratimi i ligjit të ri për barazinë gjinore në Kuvendin e Shqipërisë ka shkaktuar reagime të ashpra, duke u cilësuar si një “manual i adoptuar nga axhenda Soros” me qëllim shkatërrimin e familjes dhe shpopullimin e vendit.
I ftuanr në ‘SYRI DIGJITAL’, në SYRI TV, pastori Akil Pano shprehet se maxhoranca parlamentare ka votuar në favor të “interesave të larta të familjes Soros” dhe kundër interesave të kombit shqiptar dhe se ky është një plan i gatshëm i “ekstremit të globalizmit të majtë”, i cili po zbatohet në Shqipëri. Kundërshtarët e ligjit paralajmërojnë se do ta sfidojnë atë në Gjykatën Kushtetuese dhe përmes një referendumi, duke bërë thirrje për protesta masive popullore.
“Po diskutohet rrëmbimi i fëmijëve, rrëmbimi i jetës, rrëmbimi i kulturës,” theksohet nga kritikët, të cilët argumentojnë se ligji synon të implementojë një “ideologjizim gjinor” në të gjithë sistemin arsimor, që nga shkollat e mesme e deri në kopshtet për fëmijët katërvjeçarë.’- shprehet Pano.
Pëe pastorin, një nga shqetësimet më të mëdha lidhet me sanksionet e ashpra që parashikon ligji, ku ai shprehet se këto masa rikthejnë frymën e ligjit komunist për “agjitacion e propagandë”. Sipas tyre, çdo individ që shpreh një mendim “politikisht jo korrekt” me “linjën e George Soros” mund të përballet me gjoba që variojnë nga 600 mijë deri në 1.5 milionë lekë, e në raste të caktuara edhe me burgim. Kjo situatë përshkruhet si një “rikthim në totalitarizmin e plotë”.
Ky zhvillim ligjor shihet gjithashtu si një goditje për diasporën. Sipas Panos, shumë shqiptarë që jetojnë në vende si Suedia, Norvegjia dhe Kanadaja, po konsideronin kthimin në atdhe, duke e parë Shqipërinë si një “oaz të sigurt” për të rritur fëmijët e tyre. Miratimi i këtij ligji, argumenton Pastori, e shkatërron këtë perceptim.
Më tej, Pano e etiketon ligjin si “grushti i fundit për të larguar shqiptarët nga Shqipëria” dhe si një metodë që çon drejt “shpopullimit final” të vendit.
Pano:
Se pari më lejoni t’ju them që shteti votoi pro interesave të larta të familjes Soros. Kjo është e vërteta. Por kam votuar, kam votuar katërshiprish kundër interesave më të larta të familjes shqiptare, të kombit shqiptar edhe të shqiptarëve kudo. Zotërinjtë e maxhorancës në parlamentin e Shqipërisë nuk kanë shpikur rrotën. Pra ky është një manual i cili është adoptuar nga extremi i globalizmit të majtë, nga axhenda Soros për shkatërrimin e vendeve si Shqipëria edhe e kanë sjellë këtu thjesht për ta përgjithësuar. Fatkeqësisht, ky projektligj kaloi dhe është bërë tashmë, është ligj që do të ratifikohet nëpërmjet presidentit të Republikës.
Ne do të vijojmë ta kundërshtojmë deri në fund. Pra kemi alternativat… ligjore të mbetura, Gjykatën Kushtetuese por gjithashtu kemi dhe referendumin si një mjet demokratik. Ne do të nxjerrim, do nxjerrim popullin, do nxjerrim popullin në protestë, do nxjerrim popullin në rrugë, sepse dëgjoni me vëmendje. Edhe ndjesë sepse mund të shquhet një lloj revolte në zërin tim, por nuk e kam me ju.
Po unë kam qenë brenda këtyre tensioneve që nuk janë të vogla por janë të mëdhaja, pasi ky ligj është i pakrahasueshëm me me me 7501-shin kur shqiptarëve ju rrëmbyen tokat. Pra gjyshërve, stërgjyshërve, katragjyshërve tanë. Po diskutohet rrëmbimi i fëmijëve, rrëmbimi i jetës, rrëmbimi i kulturës. Pra është historia që ka ndodhur deri tani në Amerikën Veriore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, ku ideologjizimi gjinor kryen ekspansionin më të madh të regresit moral të vlerave në të gjithë edukimin parauniversitar, pra që nga shkolla e mesme deri në kopsht tek fëmijët katërvjeçarë.
Ky projektligj, është një projektligj me mbi 34 nene. Pra është fjala për një ndërhyrje të thellë në kulturën tonë kombëtare, është fjala për ndërhyrje të thellë në gjuhën tonë të komunikimit, në gjuhën në media, në gjuhën e ligjit, në gjuhën e sanksioneve. Është fjala për sanksione të ashpra të cilat na kthejnë, e dini se ku? Na kthejnë tek ligji për agjitacion propagandë. Në rast se një shqiptar si unë apo si ju nesër, pasi ky ligj të ratifikohet, do të jetë duke thënë diçka që nuk është politikisht korrekt me linjën e George Sorosit, fillojnë gjobat nga 600 deri 1 milion e gjysmë e më pas, në qoftë se nuk ka një ndjesë publike, sikundër i kërkuan doktorit, pra zotit Berisha dje, atëherë fillojnë sanksionet dhe ashpërsohen dhe shkojnë deri drejt burgimit.
Pra, ky është komunizëm. Është fjala për rikthimin në totalitarizmin e plotë. Dhe unë kujtoj tani, kujtoj jo pak burra dhe gra, nëna dhe baballarë shqiptarë që jetojnë në Suedi, në Norvegji, në Kanada, të cilët në komunikimin e tyre me mua më thonë, pastor, po mendojmë të kthehemi në Shqipëri. Deri përpara miratimit të këtij ligji flas. Të kthehemi në Shqipëri, sepse Shqipëria ende mbetet një oaz i sigurt për të rritur fëmijët tanë. Tani unë po ju them, kjo teknikë sorosiste, e cila është bërë tashmë një instrument nëpërmjet mazhorancës socialiste në parlamentin e Shqipërisë, është grushti i fundit për të larguar shqiptarët nga Shqipëria. Pra kjo është metoda e fundit drejt shpopullimit final të Shqipërisë nga shqiptarët.