Sa herë udhëtoj nën qiell të errët,
era i shtrydh mbi mua të gjitha retë.
Fjalët e pista dhe buzëqeshja e mjerë,
përshëndetin shkrepëtimat dhe rrufetë.
I frikur ndjehem, por jo nga bubullimat,
njëlloj e qielli në errësirën e thellë.
Të plasur marim nga shkrepëtimat,
por oshëtima e rrufeve na trimëron çdo herë.
Pastaj stuhia hesht dhe e lodhur prehet,
errësira lëngëzohet e më kullon mbi thonj.
Si një e vërtetë që duket, por edhe ndjejhet,
ose si një sprove kujtese kur e përjeton.