Në emision u dha një fragment nga një hetim i Ranuccit të kryer në muajin Prill të vitit 2024 dhe të publikuar në emisionin investigativ ‘Report’ që drejtohet nga Ranucci. Në këtë fragment, flitet në lidhje me klanin kriminal Habilaj, që drejtohet nga kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
ITALI- Emisioni italian ‘Lo stato delle cose’ në Rai 3 ka ngritur hipoteza në lidhje me atentatin me bombë ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci. Në një pjesë të këtij emisioni, u trajtua atentati ndaj Ranuccit dhe lidhjet që mund të ketë kjo ngjarje me mafian shqiptare.
Në emision u dha një fragment nga një hetim i Ranuccit të kryer në muajin Prill të vitit 2024 dhe të publikuar në emisionin investigativ ‘Report’ që drejtohet nga Ranucci. Në këtë fragment, flitet në lidhje me klanin kriminal Habilaj, që drejtohet nga kushëriri i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në lidhje me këtë, Ranucci ka marrë në pyetje dhe ish-shefin e Antidrogës së Fierit Dritan Zagani, i cili ndodhet në arrati që nga viti 2015, për shkak se ka akuzuar ish-Ministrin Tahiri për lidhje me krimin e organizuar. Në videon e mëposhtme, të transmetuar mbrëmjen e djeshme në Rai 3, që Dosja.al e ka siguruar përmendet me emër dhe mbiemër Moisi Habilaj dhe trafikimi i drogës nga Shqipëria në Itali.
Sipas emisionit ‘Lo stato delle cose’, ky investigim i Ranuccit, mund të jetë bërë shkaku që atij t’i vihet bombë në makinë. Po ashtu dhe hetuesit italianë po shqyrtojnë mundësinë që atentati të ketë lidhje me klanin Habilaj, megjithëse pistat hetimore mbeten ende të hapura dhe asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit ndaj gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci, vazhdojnë ende. Makina e gazetarit, prezantues i Report, dhe makina e vajzës së tij shpërthyen dhe u përfshinë plotësisht nga flakët gjatë natës së 17 tetorit të këtij viti në Pomezia. Janë hedhur spekulime mbi atentatorët ku më të shumtat janë lidhur me mafian shqiptare dhe me emra konkretë. Vetë gazetari, teksa është intervistuar