Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me hetimet ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ndodhet nën hetim nga SPAK dhe është marrë zyrtarisht e pandehur në gjendje të lirë, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
E ftuar në News 24, Lala u shpreh se është detyrë e prokurorëve të vlerësojnë nëse ekziston rreziku për prishje të provave, duke shtuar se hetimet ndaj Ballukut ende nuk janë mbyllur.
“Balluku po hetohet në gjendje të lirë dhe është e pandehur në gjendje të lirë për çështje që ne po flasim, sepse ajo ka të tjera dosje dhe çështje që janë duke u hetuar nga prokurorët e SPAK”, tha Lala.
Gazetarja Lala: Duhet ta vlerësojnë prokurorët, nuk mund të paragjykojë sepse ata ende nuk i kane mbyllur të gjitha veprimet dhe patjetër ata duhet të mbajnë standard për të gjitha rastet. Në këtë aspekt, SPAK duhet të jetë transparent më këtë pjesë. Përgjithësisht gratë të cilat janë hetuar nga SPAK gjithmonë kanë shkuar në masa të lehta sigurie, përmendim këtu Monika Kryemadhin, e cila është në masën “detyrim paraqitje”. Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt “detyrim paraqitje”.
Balluku po hetohet në gjendje të lirë dhe është e pandehur në gjendje të lirë për çështje që ne po flasim, sepse ajo ka të tjera dosje dhe çështje që janë duke u hetuar nga prokurorët e SPAK.
Problemi është që kryeministri në intervistën që dha në BË u duk sikur kishte një distancim nga ajo çfarë pritej të ndodhte të nesërmen që në fakt ka ndodhur sot, që iu komunikua akuza Ballukut.
Të paktën mua personalisht më është dukur si distancim, por nga ana tjetër, Belinda Balluku është një grua shumë e fuqishme në PS, ka menaxhuar paratë publike si ministre e Financave dhe Energjetikes për një kohë shumë të gjatë, që nga 2019. Zv.kryeministre që nga viti 2022, do të thotë që është numri 2 e qeverisë dhe në këtë aspekt aty është edhe një luftë forcash që do të jetë brenda llojit, brenda PS.