Rilke buzë liqenit të Zyrihut, 1924
.
Jeta ime është si një det i qetë:
bregut nëpër shtëpi bujt mjerim i shkretë,
nuk guxon të largohet nga oborret.
Rrallë merr një hov e fluturim dridhës:
Dëshirat e trazuara fluturojnë tinës
mbi të si pulëbardha argjendore.
Dhe pastaj në prehje gjithçka sërish bie…
Dhe a e di çfarë dëshiron jeta ime,
a e ke kuptuar tash ti vallë?
Si vala në detin e sapozgjuar,
dëshiron, e rëndë si guaskë, e nxituar
mbi shpirtin tënd të ulet prapë.