Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka refuzuar të paraqitet ditën e djeshme në Prokurorinë e Posaçme, pas fletëthirrjes që i kërkonte të ishte dje para prokurorëve të posaçëm.
Ajo u justifikua me axhendën e ngjeshur duke deklaruar se nuk mund të paraqitej pasi ishte jashtë vendit.
Ndërkohë sot Balluku ishte në Durrës, ku ka prezantuar drejtorin e ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu.
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Ftesa për paraqitje mban firmën e prokurorit të posaçëm Dritan Prençi, i cili ka kërkuar që zëvendëskryeministrja të jetë e asistuar nga një avokat një praktikë që nënkupton se ndaj saj mund të komunikohet zyrtarisht një akuzë penale.
Pas refuzimit për t’u paraqitur ditën e hënë, mësohet se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar një fletëthirrje të dytë ku i kërkohet zv/kryeministres që të shkojë para hetuesve ditën e premte.
Belinda Balluku mban detyrën e zëvendëskryeministres që prej korrikut 2022, si dhe atë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që nga janari 2019. bw