Ndodhi nje fenomen i çuditshem ne vendet ku per me shume se gjysem shekulli sundoi komunizmi.
-Keshtu pas luftës se dyte boterore, kur perendimi veçanerisht Gjermania po bente perpjekje epike per te rikuperuar sa me shpejt plaget e shkaterrimet e luftes, ne Bashkimin Sovjetik dhe vendet nen ombrellen e tij veç te tjerave, vazhdonte propaganda e derdhej vodka lume per heroizmin, per heronjte, per deshmoret etj etj ( duke u kaluar sensi i mases), kur te tjeret zhvilloheshin me ritme te jashtezakonshme, ndaj dhe me bashkimin e dy Gjermanive njerezit u shokuan me diferencat ndermjet lindjes socialiste e perendimit kapitalist.
Ne Shqiperi ky ishte ritual ditor, dhe arriti ne kufijte e te paimagjinueshmes, me teprime te panevojshme, ku dhe nje atentat, nje prite, apo nje vjedhje magazine materializoheshin neper filma si beteja te medha kunder armikut, e kjo propagandë vazhdon ende ne forma te ndryshme.
-Sot kur ne horizont po duket gjithnje e më shumë nje tjeter lufte boterore, organizata ekstremiste vazhdojne te propagandojne e te organizojne veprimtari me permbajtje qartazi komuniste, duke folur per fitore te medha historike, per lidere te pavdekshem e plot idiotizma te tjera…,
-E njejta gje ndodh dhe ne Kosovë, ku pas 25 vjetesh vazhdon euforia e fitores ne lufte, dhe ku demonstrimet e ” çlirimtareve” jane bere tashme ritual pa sens e te panevojshem, siç ishte ai ne Tirane me 17 Tetor, per gjoja lirimin e komandanteve, kur komandantet dhe te tjere po deklarojne ne Hagë qe kemi qene larg luftes ( i moren me qafe me shume) ne nje kohe kur Kosova ka nevoje per nje qasje bashkekohore te ndertimit te shtetit dhe institucioneve demokratike dhe perqendrimin e te gjitha kapaciteteve dhe energjive ne kete drejtim.
Ndaj deshmoret e vërtetë ti nderojme e mbajme ne zemer, manipulatoret e perfituesit ti injorojme dhe ti bejme te pandikueshem ne rrugen e zhvillimit e prosperitetit.
Sigurisht duhet te mos e harrojme, ta evidentojme , ta vleresojme me objektivitet e te marrim nga eksperienca e se kaluares me te miren e mundeshme ,duke e identifikuar ate jo si deri me sot, ku mes krimineleve zgjodhem heronj,dhe te shkelmojme te gjithe ato negativitete jo te pakta e me kosto te madhe qe e shoqeruan ate si gjate dhe pas lufte.
Hiperbolizimi i fitoreve dhe i rolit te pamerituar te individeve eshte mentalitet mesjetar, ku koha kishte nevoje per heronjte e saj,per mitizimin e tyre, ndersa sot nje atavizem i asaj kohe.