Mbi një çati në qytetin e vjetër
një rrobalarëse në pasditen e vonë me diell
çarçafët e bardhë të një gruaje
që është armikja ime
peshqiri i një burri që është armiku im,
për t’i fshirë djersën e ballit
.
Në qiellin e qytetit të vjetër
një balonë.
Në fund të skajit tjetër të spangos
një fëmijë
Unë s’mund ta shoh
për shkak të murit.
.
Ne kemi vendosur shumë flamuj
ata kanë vendosur shumë flamuj
për të na bërë të mendojmë se ata janë të lumtur
për t’i bërë të mendojnë se ne jemi të lumtur