Tubim ? Per çfarë?
Ju ndaluat kengen ” Mora fjalë” ne stadium tani beni tubim. Hoqet simbolet UÇK dhe thoni se mbrojme atë

.Kjo eshte hipokrizi fund e krye.
Denoni genocidin serb ne Kosovë. Kjo eshte thelbesore qe tregon me gisht agresorin dhe viktimen, mirepo mjerisht nuk po gjeni guxim ta beni.
Nuk eshte fare e nevojshme te besh zhurme, por te ndermarresh akte per mbrojtjen e pastertise se luftes se popullit shqiptar te Kosoves kunder okupatorit serb.
-Zhurma, tubimet, protestat ,absolutisht nuk ndikojne e nuk sjellin asnje impakt pozitiv ne lehtesimin e pozitës se te pandehurve ne gjykaten e Hages.
-Ato perkundrazi, fshehin ate qe organizatoret nuk kane qene ne gjendje deri me sot te bejne per këtë çeshtje me interes publik e kombetar.
-Se pari: Nuk kane patur guximin te denojnë genocidin serb mbi popullsine shqiptare ne Kosovë, duke refuzuar kategorikisht çdo nisme per nje rezolute ne kuvendin e Shqiperise.
-Se dyti : Qoftë ne Shqiperi apo udheheqesia e shqiptareve te Maqedonise se Veriut, jo vetem e kane pershendetur krijimin e gjykates speciale te Hages, por kane bere nje presion te madh asfiksues ndaj politikes kosovare per ta themeluar ate, duke i çuar vetë të pandehurit ne Hage si ” cjapi tek kasapi”!
-Se treti: a ishin vërtetë kaq naive keta politikane qe nuk e dinin se kjo gjykate u ngrit me propozimin e kreut te deputeteve ruse Kostantin Kosachev ne keshillin e Europes , nepermjet nje nje rezolute qysh ne vitin 2008, dhe qe u miratua ne vitin 2011 me kembenguljen dhe propozimin e senator it Dick Marty, dhe qe shkonin ne Prishtine per tua mbushur mendjen shqiptareve atje te votonin per ngritjen e gjykates se Hages ?? Çfare kerkojnë sot.
-Se katerti : para se te flasin para turmave a do tu spjegojne shqiptareve se perse nuk e kane ngritur zerin ne institucione serioze si ne asamblene parlamentare te vendeve anetare te Natos, Parlamentin Europian , etj…
– Se pesti :seshte fare nevoja per tu treguar shqiptareve se lufta e UÇK ka qene e drejte, e pastert, domosdoshmeri historike per mbijetesen tonë kombetare, por eshte koha qe politika te ridimensionoje qendrimet per çeshtjen kombetare dhe te lere menjane luften se kush duhet te ketë primatin tek shqiptaret ne Ballkan, nje lufte e pistë qe demton realisht perpjekjet per prosperitetin dhe forcimin e pozites se shqiptareve ne rajon, te ketë guximin te pranoje publikisht gabimet qe ka bere gjate e pas luftes ne Kosovë.
Dhe se fundi: mezi pres te degjoj neser nga folesit politikane VIP,pse ne Hagë duhet te jete Serbia dhe kriminelet serbe ,dhe jo perfaqesuesit e UÇK, te cilet ne se provohet se kane bere krime ndaj shqiptareve te gjykohen ne Prishtine jo ne Hagë.
Ne Hagë e ka vendin vetem Serbia !
Se harrova :kush dreqin ju fryu ne vesh qe i vute sanksione Kosoves ( turp kombetar) dhe perse nuk i hiqni keto sanksione !!!!