Sot jam e shumë emocionuar.
Është një përzierje gëzimi, çlirimi dhe lodhjeje shpirtërore.
Fundi i një makthi që dukej i pafund, pa asnjë dritë në fund të tunelit.
Nuk e di nëse kjo është paqe e vërtetë, apo vetëm një pushim mes dhimbjesh, por ndjej diçka që s’e kam ndier prej dy vitesh — një lehtësim të brendshëm, një frymë shprese.
Ka ende shumë pyetje, shumë plagë të hapura, shumë gjëra për t’u ndrequr…
por sot dua të mendoj vetëm për fundin e vuajtjeve, për kthimin e pengjeve,
për buzëqeshjet e familjeve dhe për një dritë të vogël që më në fund po ndriçon këtë vend.
Ajo që ndodhi ishte e pabesueshme. Izraeli u godit rëndë, masakra më e rëndë pas Holokaustit e bërë nga terroristat gjaketarë të organizatës terroriste të Hamas dhe si rezultat Gaza u shkatërrua.
Dhimbje në çdo anë, në çdo shpirt. Një plagë që do kërkojë kohë të mbyllet.
Megjithatë, sot ndjej mirënjohje.
Falënderim për Presidentin Donald Trump — jo si fanse, sepse nuk jam fanse e askujt,
por si dikush që di të vlerësojë atë që bën diçka pêr të sjell njërezultat konkret.
Ai kuotoi dhe foli gjuhën që fatkeqësisht kuptohet në këtë lagje të vështirë të botës,
dhe arriti të japë fund një tragjedie që dukej pa fund.
Sot, për herë të parë pas shumë kohësh, ndjej se mund të marr frymë më lirshëm…
dhe të besoj, qoftë edhe për pak, se ndoshta paqja nuk është më vetëm një ëndërr.