[8/12, 10:42 AM] Artur Zheji: Përshëndetje prof Rimi
[8/12, 10:42 AM] Artur Zheji: si je me këtë vapën?
[8/12, 10:42 AM] Artur Zheji: uroj sa më mirë. Më thuaj kur je dispo këto ditë për një kafe
[8/12, 10:46 AM] Perparim Kabo: Flm…qofsh mirë, ndodhem në një vend euroverior , është freskët…flasim kur të kthehem.
[8/12, 10:47 AM] Artur Zheji: ok sh mirë. rri dhe ca andej se këtu është ekuator afrikan.
[8/12, 10:48 AM] Perparim Kabo: Nuk jam gjatë, fare pak ditë.
Ky ishte komunikimi ynë i fundit Artur i dashur, jo larg por në datën 12 gusht, 2025.
Nuk u takuam.
Çfarë doje të më thoje, mbeti mister.
Tani atë e di vetëm ti.
Nuk më kërkoje kurrë në takim për kalim kohe.
Gjithnjë doje të ndanim mendime dhe argumente për gjuhësinë, për veprën e Petro Zhejit, që ajo të riprodhohej e të shkonte te lexuesi i cili vazhdon e kërkon dhe nuk e gjen.
Unë e pata përfunduar parathënien e gjatë si vështrim oponencial për veprën e Petros, si filozof i mendimit dhe gjuhësisë.
Atë që ti dëshiroje që unë ta shkruaja.
Nëse ky tashmë është amaneti yt, rri i qetë engjëlli Artur Zheji.
Hyra në shtëpinë tënde në vitin e largët 1974, ti ishe 13 vjeç.
Një fēmijë me dy përkujdesje, me dy prindër të divorcuar.
Por me dy dashuri. Petro përgjërohej për ty.
Eh more Turi atë premtim që publikisht bëra kur fola për Petron dhe veprën e tij si dhe për Johann Thunmannin e realizova.
Veçse nuk mbrita të ta dhuroja.
Ike pa kthim duke na lënë brengë të madhe.
U fike para kohe dhe pa përmbyllur shumë pikësynime që i kishe caktuar veprimtarisë tënde.
Nuk ta lexoj dot heshtjen.
Por dhimbja që na ke lënë është e madhe.
Prehu në paqen e amshume dhe qafosu me dritën e pasosun. Amin.
P.Kabo, 24 gusht, 2025