Presidentja e Republikës së Kosovës ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht 2025.
Në mesazhin e saj, Presidentja thekson se Zheji la pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, duke e cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare.
Ajo përmend gjithashtu kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkruarjen për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë së tij mediatike dhe intelektuale.
Presidentja i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit medial, duke u shprehur se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i përjetshëm. bw