VOAL.CH – Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i shquar Artur Zheji.
Mësohet se ai ishte duke drekuar me bashkeshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Zheji është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa shenja jete.
Artur Zheji ish-drejtori i përgjithshëm i RTSH, ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, ish-botuesi i gazetes MAPO dhe aktualisht drejtuesi i platformes 360.Grade.al dhe emisionit politiko analitik.
Artur Zheji është ndarë sot nga jeta ndërsa festonin se bashku me familjen ditelindjen e djalit Patrikut.
I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.
Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare.
Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.
Pas diplomimit Artur Zheji punoi pak kohe si libretist ne Teatrin Kombetar dhe me pas u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite.
Aty, ai punoi në “Radio Radicale” prej 1991 deri ne 2001 si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.
Artur Zheji kontribuoi për radion e Deutsche Welles në vitet 90-të si korrespondent nga Roma.
Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.
Zheji la pas dy vajza dhe një djalë, së bashku me bashkëshorten e tij.
Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi./Voal.ch