Ka pak muaj që në Kosove ka shpërthyer një urrejtje ndaj simboleve kombëtare shqiptare! Në një emision televiziv, një “analist” Nexhmedin Spahiu, pa e vrarë ndërgjegja si shqiptar, deklaronte se nqs Kosova bashkohet me Shqiperine, ai do te kapte armët kundra bashkimit! Para pak javësh një grup të rinjsh perdhosin flamurin kombetar, para pak ditesh në qytetin e bukur të lidhjes kombetare Prizrenit dikush shemtoi bustin e Kryetrimit të itenditetit kombetar Skenderbeut duke i bërë homazh pushtimin otoman! Ju drejtohem këtyre antishqiptarëve të Kosoves-Eshtrat e Ise Boletinit tmerrohen nga deklaratat e antishqiptarit Nexhmedin Spahiut, se heroi Boletini ishte mire, kur kombi shqiptar ishte mire!
Adem Jashari nuk mund të jete i qete në Drenicen e Azem e Shote Galices, kur djelmnia kosovare përdhosin flamurin e ditëlindjen e tij! Nuk janë të qetë Imer Prizreni e Sulejman Vokshi që drejtonin lidhjen kombetare me lidhjen e besës së itenditetit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu!
Idriz Seferi e Shaban Polluzha lëshojne piskamen ku veni bre… Ibrahim Rugova naltsonte Kosoven nëpër bote me heroin Skenderbeun, gjaku i trimave të Kosovës kan lartësuar flamurin kombetar, kan dhënë shpirt ne shekuj për nënën Shqipëri, nënën e te gjithë Shqiptarëve ne Ballkan!
Kujt i sherbejne këto veprime e demostrime antikombetare! Me veprimet tuaja anti shqiptare krenohet Vucici! Këtyre antishqiptarëve po ju sjell ndermend vargjet e nje femije shqiptare ne Itali diten e sotme :
Fluturon aq lart Shqiponja!
Futuron sa më s’e shohin sytë?
– Se si ajo bir, s’ka zog të dytë!
Eshtë aq e madhe, a është e vjetër?
– Si ajo bir, nuk ka zog tjetër!
Po pse aq larg, gjysh, ajo ikën?
– Se, ajo bir, nuk e njeh frikën!
Dhe me gjahun shumë lart ngjitet
– Se majë malesh bir, ajo rritet…
.
…Edhe gjuhën që ajo flet
Na e kish zili çdo mbret,
Dhe në pemën e gjuhëve të botës
Eshtë ndër t’parat në trung t’Evropës
S’mujtën dot me e ndalë,
Ndaj të gjithë morën ca fjalë,
Shtuan pastaj fjalë të tyre
Sipas rrace e sipas ngjyre
Pas çdo thike e nëpër leqe
Shtuan “viç” e shtuan “peqe”,
Pesëqind vjet poshtë turqie
Erdh’ kjo farë… gjurulldie.
Ju në shkollë shkoni tani
mësoni këngë edhe histori
Alfabetin me shumë shkronja
Bir, e solli vetë shqiponja…
Se në çdo vend e në çdo skaj,
Ajo ka bijtë e saj.
Ndaj bir, këtë gjuhë mësoje
Dhe në breza trashëgoje!
Veç kjo gjuhë rriti levenda,
Bij që hynë në legjenda.
Kjo gjuhë rriti Skënderbeun,
Trima që deshën mëmëdheun.
Këtë gjuhë foli Adem Jashari,
Kjo është gjuha e çdo shqiptari.
Në këtë gjuhë fol e qeshu,
Për këtë gjuhë edhe përleshu!
Me këtë gjuhë thuaje të vërtetën,
Për këtë gjuhë t’a japësh jetën!
Me këtë gjuhë hidhni valle
Dhe ju vajza shtojzavalle!
Bukuroshe xixëllonja,
Zoçka që lind shqiponja.
Kjo gjuhë është për ne mburojë.
Eshtë shpatë për kë të guxojë…
Gjyshi i gjyshit tim dhe gjyshi i gjyshit tënd
me gjuhë e trimëri kanë mbrojtur këtë vënd,
ndaj dhe ti, fëmijtë e tu, fëmijët e fëmijëve,
me këtë gjuhë, zjarr të gjitha tradhëtive!
Atëhere bir, je bërë burrë e sa t’jetë jetë
në flamur çoja urimin:
…………………… “Hej shqipe tu ngjate Jeta!
.
Këtë vjerrshe per kombin shqiptar shkruajti Anisi i vogel emigrante ne Itali!
Besim Ndregjoni