E përdhosën, perversët,
Kohën që premtonte dinjitet,
Kush ndenji gatitur
Merr pamje muskëtjeri,
I përdorën të gjitha hilet
Si e si të fundosej fisniku
Dhe në skenë të dilte i dhjeri.
.
Skllevër që urryen Spartakun
Fatkeqë,
Që patën dhe gjynahe për të larë,
Që ulen në gostira me vrasës
Dhe ankohen për plagë
Që kurrë s`i kanë marrë?!
.
I strukuri urren ata të bejlegut,
Atë që sillet i lirë
Kur kërkohet bindja,
Kush lirinë personale e arriti me vuajtje në diktaturë,
I urrejnë skllevërit çlirimtarët
Dhe këdo që s`u përkul.
.
Ruhuni nga skllevërit në liri
Nga këta vrasës me tituj nderi,
Që shantazhohen nga dosjet,
E të dashurën e nxjerrin në semafor,
Eunukët urrejnë cilindo
Që rebelon…
Fatbardh Amursi