Një grua futet në shtëpi dhe gjen dhëndrrin e saj duke bërë valixhet gati:
– Çfarë po ndodh, ku po ikën?
– Po iki, pasi nuk mund të rri as edhe një sekondë tek kjo shtëpi!
– Pse, çfarë ka ndodhur?
– Tani, po jua shpjegoj të gjitha. Sot u ktheva nga shërbimi jashtë shtetit, në vend qē të kthehesha nesër, prandaj për ktë gjē i dergova një email vajzës tënde. Mirëpo kur futem në dhomë, gjej në krevatin tonë matrimonial një mashkull lakuriq që po rrinte për 7 palë qejfe. U shtanga. Thashë me vete, ik shpejt, nuk ja vlen të bësh sherr, ti nuk mund të rrish më as edhe një minutë me ktë femër të pandershme.
– Nuk ka mundësi! – i përgjigjet vjehrra! – unë e njoh shumë mirë vajzën time dhe këtu ka ndonje keqkuptim. Më lër të flas pak me të!
Dhe vjehrra kthehet pas 5 minutash me një buzëqeshje nëpër dhëmbë dhe kokën lart.
– Të thashë unë që këtu ka një shpjegim logjik….nuk e kishte parë email-in tënd!
Komentet