Organizata e Mbrojtjes së Azilkërkuesve në qytetin Bielefeld të Gjermanisë kundërshton thirrjen publike që ka bërë kryetari i Gjykatës së Qarkut, Jens Gnisaka, para një jave për largimin e një 18-vjeçareje shqiptare.
Jens Gnisaka kritikoi ndër të tjera organizimin e një demonstrate kundër dëbimit të shqiptares.
Sipas kryetarit të Qendrës për Mbrojtjen e Azilkërkuesve, kjo mënyrë proteste ishte një marrje destruktive e anës dhe drejtohej kundër vendimit të pavarur të gjyqtarit.
Për këtë arsye, gjyqësori hedh poshtë në mënyrë të vendosur një ndërhyrje të tillë.
Por organizata e azilit e ka atakuar vendimin dhe ka kërkuar nga një gjykatë më e lartë që ta shfuqizojë këtë vendim, transmeton ‘albinfo.ch’.
Gjykata e Lartë e ka bërë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Qarkut dhe ka shpallur ankesë kundër ndalimit të refugjates.
Në korrik të vitit 2015 rreth 50 demonstrues kishin penguar policët që ta dërgonin refugjaten shqiptare në burgun për dëbim. Pas shtatë orë rezistence, Gnisa u kishte premtuar protestuesve se do ta bënte një shtyrje të procedurës.
Pak ditë më vonë, komuna, për shkaqe humanitare kishte anuluar dëbimin e shqiptares.
Komentet